Policia ka shoqëruar 46 persona që do të merren në pyetje lidhur me përplasjen e tifozerive mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”.Ngjarja ndodhi pas ndeshjes, ku Tirana humbi me rezultatin 0-1 ndaj kampionëve të Bosnjës.
Tifozët kanë përdorur sende të forta dhe karrige kundër njëri tjetrit dhe kundër policisë, duke lënë edhe të plagosur lehtë.Është dashur ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e tifozëve.Theksojmë sërish se burime pranë 27.AL bëjnë me dije se policia ka shoqëruar 46 tifozë boshnjakë dhe 1 tjetër e ka proceduar në gjendje të lirë.