Një sherr i rëndë ka ndodhur midis dy zyrtarëve të lartë të administratës shqiptare. Mësohet se sot rreth mesditës, në ambientët e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Drejtori i Drejtorisë së Antikontrabandës, Ilia Bili është konfrontuar fizikisht me zv.drejtorin e Përgjithshëm të doganave, Eldi Hoxha. Bëhet me dije se ata të dy janë rrahur me grushta dhe shqelma aq sa janë gjakosur gjatë përleshjes.
Kjo ngjarje ka shkaktuar panik dhe kaos rek punonjësit, të cilët kanë ndërhyrë për të sheshuar situatën dhe qetësuar “gjakrat”.
Lajmi është mbajtur konfidencial, por burime të sigurta konfirmojnë sherrin e ndodhur mes dy drejtuesve të lartë. Ende nuk dihen arsyet e kësaj përpjasje mes dy drejtorëve, por të gjitha gjasat janë për prishje të interesave dhe pazarave të shumta.
Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...









