Përhapja e koronavirusit/ Ndeshjet e Premierligës mund të luhen pa tifozë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përhapja e koronavirusit/ Ndeshjet e Premierligës mund të luhen pa tifozë

12:20 | 03/03/2020
në Sport
0

Federata e Futbollit e Anglisë dhe Premierliga janë duke shqyrtuar mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve pa tifozë gjatë këtij sezoni, në mënyrë që të kontrollohet përhapja e koronavirusit.

Që të dyja organizatat do të takohen me këshilltarë të qeverisë britanike për shëndetin publik para se të bëjnë ndonjë ndryshim në axhendën e ndeshjeve.

Megjithatë, tashmë këto dy autoritete të futbollit kanë mbajtur bisedime për t’i diskutuar masat që duhet të ndërmerren nëse qeveria i ndalon eventet e mëdha sportive. Zhvillimi i ndeshjeve pa praninë e tifozëve është përmendur si një opsion.

Read more

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana –

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Anulimi i ndeshjeve mund të rezultojë në humbje multi-milionëshe, kështu që bisedimet janë përqendruar te mundësia e zhvillimit të ndeshjeve pa tifozë në stadiume, që do të ishte edhe opsioni i preferuar nga televizionet që kanë paguar për transmetimin e atyre ndeshjeve.

Federata e Futbollit të Anglisë e ka ngritur si temë edhe nevojë për të ndarë fonde solidariteti për klubet e kategorive më të ulëta në rast se ndeshjet vendoset të zhvillohen pa tifozë, pasi ato klube varen nga përfitimet nga shitja e biletave shumë më shumë sesa homologët e tyre në Premierligë.

“Jemi në kontakt me autoritetet, ne jemi në duart e autoriteteve lokale dhe do të përballemi me çfarëdo që na thonë ata. Nuk ka rrezik për ndeshje të tjera me aq sa dimë tani, përveç atyre që tashmë janë bërë publike”, ka thënë një zëdhënës i UEFA-s.

UEFA e diskutoi vetëm shkurtimisht koronavirusin në takimin e Komitetit Ekzekutiv të së hënës në Amsterdam, përkundër rrezikut që ky virus përbën për zhvillimin e Kampionatit Evropian këtë verë dhe për ligat vendore.

 

Etiketa: ndeshje pa tifozePërhapja e koronavirusitPremierliga

Të Lidhura

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana –

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana –

nga 27
19:18 | 12/02/2026
0

Ndeshja çerekfinale e Kupa e Shqipërisë mes AF Elbasani dhe Partizani në “Elbasan Arena” nuk prodhoi vetëm një rezultat minimal...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Para
Firmosi dekretin dje para qytetarëve/ Meta zbulon arsyet e kthimit të ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese

Firmosi dekretin dje para qytetarëve/ Meta zbulon arsyet e kthimit të ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:04 | 21/02/2026
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

20:24 | 21/02/2026
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

19:54 | 21/02/2026
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

15:31 | 21/02/2026
Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

15:17 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –
  • ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –
  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com