Përgjimi, si  vrasja në Sarajevë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimi, si  vrasja në Sarajevë

21:09 | 09/06/2016
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Ka një koincidencë, gati biblike, mes përgjimit që ushtroi policia qeveritare shqiptare dhe milestones (gurëve kilometrikë) në historinë ballkanike të konfliktit. Ky përgjim mund të jetë shkak për një tronditje rajonale të botës.

Njësoj si vrasja e Dukës Franz Ferdinand, nipi i imperatorit Franz Jozef në Sarajevë, 1914. “Që në këtë moment nuk mund të them se jemi në luftë”, deklaroi kancelari Bismark, dhe ashtu ndodhi. Lufta e Parë Botërore shpërtheu për një shkak ballkanik.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ishte 28 qershori i vitit 1914… Data përkujtimore e Betejës në Kosovë, ku Duka thuhet se po shkonte të merrte pjesë… Duka u vra nga një nacionalist serb dhe Ballkani shkoi në luftë e bashkë me Ballkanin, bota në Luftën e Parë.

Edhe përgjimi i fundit realisht shpërtheu këtu në muajin qershor 2016, para tre ditësh kur u kapën disa zyrtarë të lartë policie dhe po hetohet ministri i brendshëm. Qershori i ngjarjeve është vetëm koincidenca e fundit, koincidenca e formës. Brenda ngjarjeve ballkanike dhe botërore ka një thelb real ku përgjimi mund të shkaktojë përplasje.

Kush përgjon cilin?

Akoma qeveria shqiptare, stoike para krimit të prezumuar, nuk “dorëzohet”. Kur nuk dëshmon se cilin po përgjonte, atëherë i ndez më keq flakët e konfliktit. Para një viti ishte kapur një kryeministër tjetër ballkanik, po kaq autoritar sa kreyminstri shqiptar, duke përgjuar. Bota rreth Gruevskit të Maqedonisë qe e duruar dhe e mençur; e këshilloi të pranojë se po përgjonte popullin e tij, se po bëhej gati të vidhte zgjedhjet, e të tjera,  dhe kaq. Populli, sidomos këta popuj që dalin nga dhuna, nuk shpërthejnë për shkak se i përgjove. Aq më pak po reagojnë njerëzit këtu. Por, konflikti ndërshtetëror shpërthen keq për shkak të përgjimit. Qeveria shqiptare po lë të nënkuptohet se është përgjuar më i larti dhe më i ulëti. Duke mos dëshmuar cili u përgjua, do të thotë se “të gjithë u përgjuam”; duke nisur që nga Sarajeva e Banja-Luka, nga Krajina në Bujanovc, nga Rumania me bazat raketore të NATO- s e deri në Moskë e Uashington.

Të gjithë po shikojnë njëri tjetrin dhe pyesin: “Me kë e ka Shqipëria?”.

E ka me fuqitë e mëdha?…

Pa fuqitë e mëdha, Ballkani nuk do të kishte paqe. Sa herë është provuar largimi i fuqive të mëdha, aq herë e më shumë ka shpërthyer konflikti ballkanik që ka ndezur botën. Aktualisht, Ballkani është i kërcënuar nga konflikti; nga konflikti ndëretnik, nga konflikti i ndarjeve të reja, nga konflikti me elitat e korruptuara.

Prania në Ballkan e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe Rusisë, përbën një realitet. Atëherë, cila nga supërfuqitë është përgjuar prej qeverisë shqiptare?

Mund të dyshojë Rusia. Rusia po mbështet një ndarje të re të shtetit të Bosnjë Hercegovinës, që mund të krijojë zinxhirin e ndarjeve ballkanike. Por, po mbështet edhe kryeministrin Dodin, i cili prezumohet se përfshihet në krimin e pastrimit të parave. Pse e përgjon qeveria shqiptare? Në favor të Uashintonit, apo pse është bashkëpunëtore me pastruesin e parave? Apo qeveria shqiptare ka gjetur ortakë në trafikimin e drogës?

Qeveria nuk po flet, dhe kushdo mund të vërë gishtin kudo.

Me kë e ka Shqipëria? E ka me “eksplozionin” shqiptar?

Shqiptarët në Ballkan përsëri ndodhen para rrezikut. Rreziku në Maqedoni, ku shqiptarët kanë humbur besimin te liderët e tyre dhe po kërkojnë federalizëm. Në qoftë se ndodh kjo, atëherë nuk ka më Maqedoni. Vallë Tirana po përgjon për të nxitur procesin? Atëherë pse nuk flet?!

Shqiptarët rrezikohen në Prishtinë. Serbët e Prishtinës kohët e fundit kanë fituar një lloj autonomie; mirëpo nacionalistët dhe politikanët përdorues të nacionalizmit nuk e pranojnë. Në Prishtinë kanë reaguar ashpër, deri në rrethimin e Parlamentit. Sikur të mos ndalet kjo, atëherë Kosova vihet në rrezikun e ndarjeve të reja, që krijon zinxhir ndarjesh në rajon. A mos vallë qeveria e Tiranës ka futur duart në këtë proces dhe po përgjon?… Përderisa nuk po tregon ku e ka lidhur të keqen, mund të prezumohet si e përzierë…

Shqiptarët në Malin e Zi nuk jetojnë të qetë. Rusia ka shtrirë ndikimin deri në këtë republikë, kandidate për në BE, dhe ka krijuar një klimë “nën sqetull” ndaj Serbisë. Në momentin që diçka shpërthyese do të ndodhë në rajon, Mali i Zi është me Serbinë. Po shqiptarët, që mbështetën pavarësinë, çfarë do të bëjnë? Nuk ka nevojë për përgjigje… Për përgjigje ka nevojë veç prej qeverisë së Tiranës që të tregojë cilin po përgjon. Mos vallë i ka duart në konfliktin e Malit të Zi?!

Qeveria pritet të flasë, para 28 qershorit të Franz Ferdinandit, sigurisht.

Po përgjohen rrugët e migrimit të sirianëve, apo migruesit shqiptarë që po lënë vendin e tyre? Nga rajoni i Ballkanit po largohen njerëz më shumë se kurrë në gjithë historinë. Nga Shqipëria, gjithashtu. Shqipëria zë vendin e parë pas Sirisë. Analizat perëndimore po dëshmojnë se ballkanasit po i lënë vendet e tyre për arsye se ndjejnë rrezikun e konfliktit.

Të larguarit nga vendi i tyre përbëjnë një rrezik të dyfishtë: E para për qeveritë vendëse nga ku janë larguar, dhe, e dyta për vendet ku emigrantët kërkojnë strehim. Vallë, në favor të cilës prej të dyjave përgjon qeveria shqiptare? Ka në mendje zonjën Merkel, zotin Bashar Alassad apo zotin Edi Rama. Të dytët po i përzënë njerëzit, ndërsa Gjermania i pret. Tirana po bën gati dosjen për secilin, edhe për ata që mund të jenë kontigjent terrorizmi?!

Atëherë duhet treguar cilët po përgjohen. Bota ka të drejtë të tronditet nga përgjimi në Tiranë.

Aq më tepër fuqitë e mëdha. Këto po vështrojnë njëra-tjetrën në sy, për të kuptuar cila është e lidhur me Tiranën.

Ngjashmërisht me qershorin e vitit 1914. Por, me një ngjashmëri të frikshme. Edhe në vend të Austrisë që humbi Dukën, me sa duket është vendosur Italia. Kjo e kishte mjetin e përgjimit që e solli në rrugë diplomatike, kjo u “tërhoq” në heshtje bashkë me qeverinë shqiptare, kjo po pret si do të shpërthejë akti i saj në Ballkan.

Ballkani është përsëri shpërthyes. Qeveria shqiptare po bën lojën e keqe.

Etiketa: Banja-LukaFranz FerdinandFranz JozefFrrok Çupigurët kilometrikëmilestonespërgjimiSarajevë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Harta çame e Nikos dhe mendjehapurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com