Përgjimi i plotë/ Pedagogu Denis Himci i kërkon seks studentes në këmbim të notës (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimi i plotë/ Pedagogu Denis Himci i kërkon seks studentes në këmbim të notës (film)

09:21 | 18/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Emisioni investigativ “Stop” ka denoncuar mbrëmjen e sotme një tjetër skandal të shfrytëzimit të posteve për të kërkuar favore seksuale.
Bëhet fjalë për rastin e një pedagogu i cili kërkonte favore studentes së tij seksuale në këmbim të marrjes së disa lëndëve mbetëse.
Pedagogu Denis Himci i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, tregohej këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu.
Situata rëndohet me studenten, kur në këmbim të provimeve, duhet të japë trupin e saj për zinxhirin e marrjes së provimeve. Madje, ai është i gatshëm, që një kolegeje t’i blejë parfum, që kjo e fundit, t’ia japë provimet studentes.
Profesori-doktor i shkencave Denis Himci kërkon puthje, por është i pakënaqur me puthje në faqe…!!!

Përgjimi i plotë nga TV- Klan

Takimi i parë:

Read more

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Studentja 1- Hë re erdhe? 5 minuta,- tha.

Studentja 2- Më fal! Po ça kanë me mua?

Profesori- Për ty po ju them unë, por ja s’kam gjë.

Studentja 2- Po unë harrova.

Profesori- Të lutem! Në qoftë se ke nda mendjen të vish të kalosh provimet, duhet me fillu! Sot është e enjte, nesër e premte, nuk e di sa orë keni ju. Nga e hëna ti duhet të vish të bësh, jo një ditë, por asnjë orë!

Studentja 2- Hm…

Profesori- Duhet të jesh në kontakt ktu, të shohim ça do bajmë, unë e kam sinqerisht të shohim si do ta rregullojmë, që të dalim, se me kto të dyja mbarova punë unë, të dal te ty.

Studentja 2- Po ikni pastaj goca!

Profesori – Prit o, ta mbaroj! Do ikim, do çohemi të gjithë.

Studentja 2- Futuni në mësim!

Profesori- Atëherë, ti ke vetëm një avantazh, që të do Zoti shumë dhe kur të do Zoti shumë, përkthehet, që ti ke fatin, që Dajana ka mungu gati gjithë semestrin e dytë, pak a shumë njësoj si ty, kur numëron notat dhe për shkak të gjendjes shëndetësore më tha, që Dajana me vendim të departamentit, do e fusin. Dëgjon apo s’dëgjon? Pse më duket sikur dhe ty të do Zoti sot. Të njëjtën gjë do bësh edhe ti, ti nuk do thuash, që shiko bëra qejf, të thuash kshu, të mbushësh dynjanë!

Studentja 1- Kam pas probleme shëndetësore.

Profesori- Kam pas probleme shëndetësore, ika në Itali.., të gjithë rrejnë. Ika jashtë shtetit, u vizitova, dyshojshim, futja më kot dyshojshim për sëmundje të keqe, që të marrim vendim me Ardianin, dhe po s’e morri Ardiani, do ta bëj me kokën time për një vit do të fus në provime, do të shikoj si të ecin gjanat.

Profesori- Për këto, që të thashë, sa më shumë kreditet, që ke. Pastaj kto të semestrit të parë provimit, këto të semestrit të parë, se ti tani je për.., se shife ku është problemi jot! Ti jep provimet e vitit të dytë, të vitit të parë dhe vitit të dytë për semestrin e dytë, jo për semestrin e parë s’i jep dot. Domethënë gjithë provimet e semestrit të parë dhe gjithë provimet e semestrit të parë të vitit të dytë, ti nuk i jep dot tani!

Studentja- Hë, hë…

Profesori- Kështu që do i japësh në shtator! Kshu tani duhet të kapësh semestrin dytë! (përshëndet njërin). Mirë? Qysh jeni? E kuptove?

Studentja- Hë, hë, e mora vesh, po!

Profesori- Tani dy gjëra: më ndiq një sekondë! Mu nuk do m’ shkruash gjëra domethënë, do komunikosh vetëm te WhatsAppi dhe mos më shkruaj për provimin, gjana, se s’kam për të kthyer përgjigje, se do të kthej përgjigje shumë keq. Mos më thuj mu, kshu profesor, kam nesër provim. Presor, ku je? Dua të takoj pak!

Studentja- Ok! Në rregull!

Profesori- Se un jam.., do më nxjerri kronika e zezë, pastaj.

Studentja- Ok! Në rregull! Kshu do ta bëjmë!

Studentja- Takohemi nesër!

Pasi në takimin e parë profesori i tha studentes së “e do Zoti shumë”, në takimin e dytë nuk vonoi t’i kërkonte puthje.

Takimi i Dytë:

Studentja- Se s’e marr vesh! Më kupton?

Profesori- Mendova më mirë, që të kishte rini edhe më duket, se do të çoj në një lokal peshku.

Studentja- Po më dhëmb dhe koka, jam e sëmurë.

Profesori- Ça të dhëmb? Të kanë ardhur ato?

Studentja- Hë..!

Profesori- Të kanë ardhur ato? Je keq? Të dhëmbin veshkat? Po shyqyr, që erdhën nuk thuj?!…

Studentja- Po, mirë!

Profesori- Se, kur nuk të vijnë, nuk është gjë e mirë, moj!

Studentja- Eh! Mirë e ke!

Studentja– Ore do ma shpjegosh tani muhabetin e shkollës tamam, ça duhet të bëj unë për atë provimin? Janë gjithë ato provime, se unë po mos mora ktë shk…

Studentja –Të të them, më thuaj stresi jonë!

Profesori- Po të them una, hiqe stresin komplet!

Studentja- Po si mor burrë?! Më thuaj ti mua, si mund të marr provimin, që të jem unë.., të heq stresin?

Profesori- Baj gjumin rehat! Rri afër meje!

Studentja- Hmhm.. tashi e kam seriozisht! Do ma shpjegosh tamam?

Profesori- Dhe unë seriozisht e kam!

Studentja- Hajde, të ma shpjegosh tamam tashi! Ca duhet të bëj unë tani?

Profesori- Asnjë gjë!

Studentja- Po si, po neve s’rrimë kot, ça duhet të mësoj a, duhet ça?

Profesori- Ashtu po, do të ndihmoj unë, avash- avash edhe të tjerëve. Neve do të krijojmë, do bëjmë diçka, do vemi tani bashkë, mbasi të pimë kafen ktu, do ikim lart te Universiteti, do marrim te sekretaria ça provimesh ke ti, të semestrit të parë, të vitit të parë të semestrit të dytë, se ti s’ke hy te asnjë më duket dhe do i marrim 1,2,3,5,10…Pastaj do marrim dhe provimet, që ke semestrin e dytë, se ça mund të hysh, unë do të jap për shembull, që ti të futesh në dy provime, do fitosh dy provime. Fiton tani, që kur të vish, që në 1 shtator, ti të kesh mbaru. Në shtator, ti të kesh provimet, e meqë ke marrë mungesa, të japësh provimet e semestrit të parë të vitit të dytë! Një nga këto është letërsia, që është prapë me mu.

Studentja- Hë, hë..!

Profesori- Dhe në shtator, ti po të ecësh me këto ritme, do kesh 3-4 provime dhe ecën në vit të tretë! Rri ok!

Studentja- Nuk është, se i kuptoj tamam.

Profesori- S’më kupton?! Mirë, do marr një laps e një letër.

Profesori- Mallku qoftë ai, që s’të do ty!

Studentja- Ça ti bëjmë tani, që s’më duan?!

Profesori- Kurse dje ma more për keq! Unë po bëja shaka.

Studentja- Po jo more se s’ta morra për keq!

Profesori- Po lëre!

Studentja- Për Zotin e madh!

Profesori- Unë thashë, ngaqë the ashtu, unë thashë të vij dhe unë thashë shtrihemi të dy, direkt ti…

Studentja- Nuk e mora për keq, po thjesht nuk kam internet në shpi jam pa te, jam dreq.

Profesori- A mund ta paguj unë internetin? Vetëm të komunikojmë dhe hajd bëj ofertën! Do ma bash, do ma bash ktë nder?!

Studentja- Jo more! Nuk e kam për ktë arsye, se nuk kam mirë telefonin!

Profesori- Ma plotëso këtë dëshirë! Vetëm flasim lirshëm, se do thush pastaj, jo po s’dëgjova, jo po s’hodha dot foto, se s’kam internet. A mund të ma plotësosh këtë dëshirë të lutem?

Profesori- Ore të bëj një pyetje una? Ça do ti nga jeta? Kjo është shumë e sinqertë. Supozojmë, se unë jam një engjëll e kam ardhë, të plotësoj dëshirat e tuja nga A te ZH-ja…

Studentja- O profesori im i dashur! Unë nga jeta ime dua, që të mbaroj një shkollë, të futem në një punë, si e thjeshtë, nuk dua shumë nga jeta ime!

Profesori- Atëherë, po sikur unë t’premtoj shumë sinqerisht, domethënë pa.., pa asnjëlloj interesi, në mënyrë, që të mos mendosh ti, që presori po e bën për lekë.

Studentja- Hë!

Profesori- Ti shkollën do ta mbarosh, se më do mu trapi! Po ta them kshu! Thjesht un kam një kshu, më ka picku bleta e për momentin, më ka picku bleta.

Profesori- Se mos thosh noi nate, hajde dalim të dy! Apo s’të lë i dashuri?

Studentja- Hë?

Profesori- Hë mendoje përgjigjen!

Studentja- Unë s’kam të dashur unë, o burrë!

Profesori- Hë, hë! Ca ke?

Studentja- S’kam të dashur.

Profesori- Po pse s’ke të dashur?

Studentja- Shiko, ku e çon muhabetin! Unë po them provimet, ai thotë të dashur, do dalim..

Profesori- Po pse mos dalim?

Profesori- (I thotë kamarierit) Më sill një laps, më sill e një letër të lutem! Një letër, letër..!

Profesori- Pastaj do vemë te sekretari, do i marrim me radhë provimet, do i shkruajmë me data, data do vish filan, data do vish filan dhe do bisedosh me Anën! Do marrësh çfarë të duash nga Ana, se ka të tre konspektime. Thuaj të lutem, m’i jep, që t’i mësoj çikë! Të mësosh 5 gjana dhe të mos hysh! Mendo, unë po të fus në provimin, do thuash dy llafe! Kosto zero. Ka nai gjë kaq të paqartë, që s’të shpjegova unë?!

Studentja- Ma jep ktë letrën këtu!

Profesori- Po prit, se do ikim të marrim datat, ajo është kot, thjesht!

Studentja- Mirë, le ta kem këtë, është i imi ky!

Profesori- Po shtrimi më sa bukur e fol, çojmë gjet masazh të fërkojmë, te “Frontera”, të cojmë në Tiranë, të marrë atë shoqen time, të bësh atë, masazh quhet, ke dëshirë kshu, apo s’të pëlqejn kto gjëra? Shkon naiherë, të çoj tek “Frontera”, e ke dhuratë prej meje. Kur të dush, mund të ikësh që tash, që sot, ose më pyt, kur do ikësh, t’i them asaj, mu te blloku e ke.

Studentja- Në bllok, ahh…!

Profesori- Në bllok’t re!

Profesori- Me të futme prapë, kishe.., ha mut ti, unë flas.., ti…

Profesori- Do ikim pra, po unë po flas.., ti… Ça më intereson kjo mu, kur s’ka feedback! Ca më intereson?!

Studentja- Shumë mirë!

Profesori- Ec, po hë..!

Studentja- E gjeta!

Profesori- Bravo! Do më japësh noi patate? Noi gjellë?

Profesori- Hë! Kur s’do ta kuptosh…

Studentja- Jo, se s’du ta kuptoj!

Profesori- Nuk do, jemi të dy ktu neve…

Studentja- Eh, jemi…

Profesori- Ça mund, meqë ti i di llafet, ça mund të bëhesh një gjë të mirë, ktu tani, në ktë moment, se po trembesh.

Studentja- Jo mo, nuk po auuuu, u trasha për kokë time!

Profesori- Një puthje, më! Një puthje, se ma nxive jetën!

Studentja- Ahhhh…

Profesori– Diçka kupton nga një puthje. Kaq më lal, kaq! Kaq! Kaq!

Studentja- S’e dijsha.

(Profesori afrohet dhe e puth studenten)

Profesori- Tani qite atë çimçakiz më! Ku e ndave atë cimçakizin ti re? Seriozisht e kishe ktë? E kishe puthje?! Bravo! Do iki të vras veten! Kjo ishte puthje?!…

Studentja- Ktë kërkove profesori im i dashur! Ca i ke kto?

Profesori- Puthje ishte kjo?!

Studentja- Po!

Profesori- Hajde tashi!

Studentja- Po afrohu!

Studentja- Jamëëëë.., nuk e di domethënë…,nuk kam ardhur e përgatitur profesor.

Profesori- Do kishe ardh e përgatitme, edhe po s’u përgatite, e lexon shpejt e shpejt.

Studentja- Eh.., e lexoj vërtet unë, profesor!

Profesori- Një puthje!

Studentja- Po tashi, shiko! Se ti ke arritur një stad në stadin e profesorit, unë s’kam arritur akoma, nuk jam aq e shkathët.

Profesori- Po ç’ke ti? Do të baj unë llafe burrash! Të jap fjalën!

(Profesori afrohet dhe e puth prapë)

Profesori- Të lutem fute çik mbrapa! (çantën)

Studentja- Ajji… hiqe mbrapa!

Profesori- Të lutem! Më puth edhe ti mua!

Profesori- Të lutem!

Studentja- Step by step!

Profesori- Po mirë! Më puth të thashë! Një puthje të kërkova!

Studentja- Step by step!

Profesori- Me vend! I kam shumë keq kto batutat. Ahhh.., puthe! Ti sa e puthe çimçakizi në klasë të parë… eh bab..!

Studentja- Mirë atere!

Profesori- Do hapet re, do hapet!

Studentja- Tashi, ça do marrim te shkolla ne?

Profesori- Hë!

Studentja- Ça do marrim te shkolla?

Profesori- Te sekretaria pastaj do takohemi prapë! Ec përpara ti te sekretaria!

Etiketa: ElbasanEmisioni investigativ STOPfavore seksualepedagoguPedagogu Denis HimciUniversiteti “Aleksandër Xhuvani”

Të Lidhura

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

nga 27
23:29 | 03/02/2026
0

Milan nuk gabon këtë radhë në Serinë A italiane. Skuadra e Massimiliano Allegrit iu përgjigj fitores së Interit teksa mposhti...

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

nga 27
23:19 | 03/02/2026
0

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Studio 24”, deklaroi se shtyrja e vendimit për pezullimin e Belinda...

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

nga 27
22:23 | 03/02/2026
0

Një 33-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga policia italiane. Ai është plagosur, nga blutë pasi tentoi ti arratisej policisë. Mediat italiane shkruajnë...

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

nga 27
22:11 | 03/02/2026
0

Qëndrimet e përsëritura publike të kryeministrit Edi Rama kundër betejës së gjyqtarëve në Kushtetuese për çështjen e pagave të tyre,...

Para
Arrestohet pedagogu në Elbasan, i cili i kërkon seks studentes në këmbim të notës

Arrestohet pedagogu në Elbasan, i cili i kërkon seks studentes në këmbim të notës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026
Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

23:19 | 03/02/2026
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

22:23 | 03/02/2026
Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

22:11 | 03/02/2026
Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

21:31 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –
  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –
  • Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –
  • tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com