Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kundërshtoi ndryshimet kryesore të propozuara nga ekspertët amerikanë, që fusin konceptin e dyshimit të arsyeshëm të bazuar në indicje për sekuestrimin e pasurisë.
Ajo është paketa anti-korrupsion me ndërhyrje tek kontrolli, sekuestrimi i pasurive dhe ligji për përgjimet.
“Dyshimi i arsyeshëm bazuar në indicje është ta ulësh në thelb veprimtarinë provuese të prokurorisë në abuzim. Të drejtat e njeriut në këtë formulim janë tashmë në rrezik. Kjo është një gjë krejtësisht e re, që mund të gjykohet e mirë dhe mund të miratohet, por që shqiptarët duhet ta dinë. Që nga ky moment duhet të ruhemi edhe në krevatin bashkëshortor”, deklaroi Manjani.