Përgjimet e SHISH, zbulohet emri i ish-zyrtarit, ja si dorëzoheshin lekët me USB – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet e SHISH, zbulohet emri i ish-zyrtarit, ja si dorëzoheshin lekët me USB

20:37 | 30/06/2022
në Shqiperi
0

Hetimi i SHISH dhe SPAK ka zbardhur aktivitetin e celulës së dyshuar për spiunazh shtetëror në Tiranë. Pesë personat e dyshuar, mes të cilëve spikat ish-zyrtari i SHISH, Frederik Ymeri, rezultojnë se janë takuar dhjetëra herë në Tiranë me kontaktet e agjentëve të vendeve jo mike me Shqipërinë. Në këto takime janë shkëmbyer USB dhe dokumente kundrejt pagesave në lekë, euro dhe dollarë. Prokuroria dyshon se ish- zyrtarët e SHISH dhe policisë kanë shitur të dhënat që mblidhnin përmes kontakteve të tyre në institucionet e sigurisë në vend. Televizioni Ora News zbulon detaje të tjera lidhur veprimtarinë e celulës së spiunazhit në Tiranë, e cila sipas SPAK-ut dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, ndërvepronte me agjensi të huaja inteligjente, jo mike të Shqipërisë.

Sipas dosjes që disponon Ora News, rezulton se Frederik Ymeri, ishte personi shumë aktiv lidhur me sigurimin e informacionit të klasifikuar. Këto informacione, thuhet në dosje, ai i siguronte nga lidhjet e tij në institucionet e sigurisë dhe konkretisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Shërbimin Informativ Shtetëror. Ymeri rezulton të jetë babai i kreut të Agjensisë ADISA, Lorin Ymeri, por ky i fundit në asnjë rast nuk përmendet në materialin hetimor të siguruar nga televizioni Ora News. Por ky hetim është shtrirë dhe në verifikimin e personave anëtarë të familjes, duke u marë në analizë veprimet e Ymerit dhe babait të tij, që dikur ka shërbyer si Drejtor i Krimit të Organizuar në aparatin Qëndror të SHISH.

Sipas dosjes hetimore, Frederik Ymeri, gjatë zhvillimit të kësaj veprimtarie, siguron dhe informacione nga dy lidhjet e tij të ngushta Gjergji Koti dhe Maksim Ferra, edhe këta të dy ish-drejtues të SHISH. Komunikimet e Frederik Ymerit me dy personat e mësipërm janë periodike dhe gjatë zhvillimit të këtyre takimeve, shihet e njëjta mënyrë të vepruari. Ata fillimisht kontaktojnë në telefon, pastaj lenë vendin e takimit, ku pijnë kafe dhe në kafe bëhet shkëmbimi i një USB-je me lekë, euro ose dollarë. Gjatë hetimeve janë kryer përgjime në vende publike të shoqëruara me fotografime e filmime të Frederik Ymerit, Maksim Ferrës dhe Gjergji Kotit.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Nga këto përgjime në vendet publike të tyre ka rezultuar se Frederik Ymeri është takuar 16 herë me lidhjen e tij, Maksim Ferra. Një herë të vetme është takuar me Gjergji Kotin, 6 herë është takuar me lidhjen tjetër Luftar Çunaj dhe 5 herë me shtetasin, Bashkim Abazi. Në të gjitha rastet Frederik Ymeri, është takuar me Maksim Ferra, në të njëjtën bar-kafe dhe konkretisht në bar-kafe “C…”, që ndodhet në rrugën “Reshit Çollaku” përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare. Gjatë takimeve të bëra midis këtyre dy personazheve, është konstatuar se në 9 raste, është bërë shkëmbim USB-je me shuma parash, ku konkretisht shtetasi Maksim Ferra i ka dhënë Frederik Ymeri USB, dhe në këmbim Fredi i ka dhënë shuma parash në lekq, por edhe valutë të huaj, ku konkretisht në një rast dollarë dhe në një rast euro. Ymeri ka kryer një takim me Gjergji Kotin tek bar-restorant që ndodhet afër zonës së njohur si “Stacioni i Trenit”, Tiranë.

Gjatë takimit është konstatuar Gjergji Koti, që i ka dhënë një copë letre të bardhë me shënime Frederik Ymerit dhe njëkohësisht i ka folur duke i treguar letrën. Frederik Ymeri, pasi e ka lexuar për disa sekonda letrën, e ka futur në xhep dhe më pas është larguar duke ecur në drejtim të banesës së tij. I gjithë takimi është dokumentuar edhe me fotografime. Gjithashtu në raport thuhet se Ymeri është takuar me Luftar Çunaj 7 herë në bar-kafe që ndodhet midis rrugës “Çamëria” dhe rrugës “Kavajës”, afër vendit të njohur si zona e “Dollarit”, Tiranë. Gjatë takimeve është konstatuar se Luftar Çunaj, i ka treguar dokumenta në format A4 Frederik Ymerit dhe kanë biseduar duke konsumuar kafe.

Ndërkohë nga ana e agjentëve të SHISH dhe Antiterrorit, thuhet se nuk është bërë e mundur të dallohet përmbajtja e dokumentave. Ymeri është takuar 5 herë me Bashkim Abazin në bar-kafe që ndodhet tek zona e njohur si “Pallatet Agimi”, Tiranë. Gjatë takimeve është konstatuar se dy personat kanë konsumuar kafe dhe kanë biseduar midis tyre. Edhe në këtë takim agjentët nuk kanë mundur të mësojnë se për çfarë kanë diskutuar dhe nëse dy këta personazhe kanë bërë ndonjë shkëmbim sendesh apo dokumentesh.

Marrë nga OraNews

Etiketa: SHISH

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Harta e re gjyqësore/ Avokatët në këto qarqe vijojnë sot sërish bojkotin

Harta e re gjyqësore, avokati kundër bojkotit: S’është kjo zgjidhja

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com