Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet për rektor në Universitetin e Tiranës. Pas përfundimit të procesit, kandidati Mynyr Koni tha se pjesëmarrja e stafit akademik ishte në nivelin 98%, ndërsa numri i studentëve që votan ishte 7 mijë. Përmes një mesazhi në Facebook, kandidati për rektor e ka vlerësuar pozitivisht këtë proces duke theksuar se studentët dhe stafi dëshmuan vlerat reale të Universitetit të Tiranës dhe modelin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
“Procesi zgjedhor në Universitetin e Tiranës ka përfunduar. Pjesëmarrja e stafit akademik në këto zgjedhje është në nivele maksimale me 98%. Nga të dhënat paraprake janë rreth 7,000 studentë të cilat kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës për përzgjedhjen e drejtuesve të niveleve të ndryshme të UT-së. Vlerësoj maksimalisht faktin që në këtë ditë të rëndësishme për universitetin, studentët dhe stafi akademik dëshmuan vlerat reale të UT-së dhe modelin më të mirë për zgjedhje të lira dhe demokratike”, shkruan Koni.