Përfundojnë pas 5 orësh takimi Rama-Basha në Pallatin e Kongreseve.
Kryeministri ka shmangur komentet ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha shkurtimisht për gazetarët: “Shumë shpejt do të bëhet publike”.
Asnjëri prej tyre, as Rama dhe as Basha nuk kanë pranuar të bëjnë deklaratë për median ndërsa në 17:00 secila parti, PD dhe PS kanë thirrur kryesinë e partisë përkatëse.