Një banesë në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër është përfshirë nga flakët. Burime bëjnë me dije se zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati dhe banesa është në pronësi të shtetasit Petraq Risti.
Nuk dihen rrethanat që kanë shkaktuar zjarrin, por shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.
Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Zjarrfikësit po punojnë për të vënë flakët nën kontroll.
Kujtojmë se, kjo është banesa e dytë që digjet në Gjirokastër brenda 12 orëve të fundit.