Zyrat e një biznesi që ndodhej në kat të dytë në Astir janë përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes duke rrethuar zonën. Nuk dihet nëse nga zjarri ka pasur persona të lënduar.
Sakaq, nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo për shkaqe aksidentale. Pritet të zbardhen detaje pas këqyrjes së kamerave të sigurisë.