Një 41-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Prizrenit këtë të mërkurë, për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga përdorimi i stimuluesve seksualë. Sipas Klankosova, 41-vjeçari ishte shtruar në spital prej ditësh dhe po merrte trajtim mjekësor. Trupi i pajetë i viktimës u është dhënë familjarëve.
Njoftimi:
Sot rreth orës 07:00 është raportuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit që një pacient i cili ka qenë i shtrirë mashkull 41 vjeç ka ndërruar jetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë marrë raportin e mjekut, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve.
The post Përdori simulues seksual, vdes burri në Kosovë appeared first on 27.