Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Përdhunohet dhe vritet gazetarja investigative bullgare

Nga Media 0

Gazetarja bullgare, Viktoria Marinova njëherësh drejtuese e televizionit TVN është gjetur e vdekur këtë të shtune pranë bregut të lumit Danub në Bullgari.

Organet kopetente vendase kanë ni sur hetimet, ndërsa ka dyshime se vrasja është e lidhur me profesionin e 30-vjeçares.

Vdekja e saj menjëherë tërhoqi vëmendjen edhe të ndërkombëtarëve . “I tronditur nga vrasja e tmerrshme e gazetares investigative Viktoria Marinova,” shkroi Harlem Desir, përfaqësues i lirisë së medias për Projektin e Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OSBE), ku Marinova ishte anëtare.

Marinova pak ditë më parë intervistoi gazetarin investigativ rumun, Atila Biro dhe kolegun bullgar, Dimitar Stojanov, të cilët u arrestuan kohë më parë teksa po hetonin shkatërrimin e dokumenteve që gjoja implikuan konsulentët lidhur me kompaninë e infrastrukturës GP Group për manipulimin e tenderëve të BE-së.

Bullgaria konsiderohet vendi më i keq në BE kur është fjala për lirinë e shtypit, sipas Reporterëve me Kufij.

Organizata thotë se gazetarët hulumtues në vend “shpesh janë të nënshtruar ndaj presioneve, nga kërcënimet dhe sulmet fizike ndaj tyre apo pronës së tyre”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej