Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën “arrest me burg” për 7 adoleshentë të arrestuar një ditë më parë për abuzimin seksual në grup me një të mitur 13-vjeçare në shkollën “Rilindja” në Kavajë. Ata akuzohen për për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Të gjithë djemtë e lënë në burg kanë lindur mes viteve 2002-2004.
Bëhet me dije se në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe një 15-vjeçar tjetër.
Policia e Tiranës e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë për të. Rasti u publikua në media nga denoncimi i bërë në Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha.