Përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovë, zbardhet e kaluara e errët e Ekrem Rexhepit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovë, zbardhet e kaluara e errët e Ekrem Rexhepit

12:33 | 02/09/2022
në Kosove Rajon
0

Ekrem Rexhepi, një nga pesë të dyshuarit për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë ka qenë shtatë herë në burg gjatë viteve të fundit. Nga viti 2007 e deri në vitin 2022, 26-vjeçari është arrestuar dhe dërguar në burg shtatë here, ka konfirmuar për Gazetën Express Shërbimi Korrektues i Kosovës. Zëdhënësi i SHKK’së, Florent Gashi, ka dhënë detaje për veprat për të cilat ka qenë në mbajtje Rexhepi dhe ditët që i ka kaluar në burg.

Në vitin 2007, Rexhepi është mbajtur në Qendrën Korrektuese në Lipjan për katër ditë, për veprën penale “Aksident Trafiku”. Atje ishte kthyer sërish pas gjashtë vjetësh, por për një vepër tjetër. I riu ishte mbajtur në këtë qendër për 2 muaj e 29 ditë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Katër vite më vonë, ai ishte dërguar në mbajtje për veprën penale “Vjedhje Grabitqare”, ku kishte qëndruar 136 ditë.

“Ka qenë në Qendrën Korrektuese Lipjan nga data 12.07.2007 deri me 16.07.2007 për Veprën Aksident Trafiku dhe në këtë institucion ka qëndruar 4 ditë. Ka qenë në Qendrën Korrektuese Lipjan nga data 23.05.2013 deri me 21.08.2013 për Veprën Vjedhje e rëndë në tentative dhe në këtë institucion ka qëndruar 2 muaj e 29 ditë. Ka qenë në Qendrën Korrektuese Lipjan nga data 22.12.2017 deri me 07.05.2018 për Veprën Vjedhje Grabitqare dhe në këtë institucion ka qëndruar 136 ditë”.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Dy muaj pas lirimit, ai ishte dërguar sërish në mbajtje për të njëjtën vepër, ku ishte mbajtur 56 ditë.
Veprën penale “Vjedhje Grabitqare”, Rexhepi e kishte kryer sërish pas tre muajsh. Ishte dërguar sërish në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ku kishte qëndruar 21 ditë.

Dy vjet pas lirimit, 26-vjeçari ishte kapur sërish duke vjedhur. Për këtë vepër, ai ishte mbajtur në paraburgim katër ditë në Prishtinë. Veprën e fundit penale, para dyshimit për dhunim, Rexhepi e ka kryer në janar të këtij viti. Këtë herë, për vjedhje të pyllit, vepër për të cilën kishte qëndruar në Qendrën e Paraburgimit në Smrekonicë për 31 ditë.

“Ka qenë në Qendrën Korrektuese Lipjan nga data 19.10.2018 deri me 09.11.2018 për Veprën Vjedhje Grabitqare dhe në këtë institucion ka qëndruar 21 ditë. Ka qenë në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë nga Data 09.03.2020 deri me 13.03.2020 për Veprën Vjedhje dhe në këtë institucion ka qëndruar 4 ditë.Ka qenë në Qendrën Korrektuese Smrekonicë nga Data 28.01.2022 deri me 28.02.2022 për veprën Vjedhje dhe Vjedhje e pyllit dhe në këtë institucion ka qëndruar 31 ditë. I njëjti nga 28.08.2022 është në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, i dyshuar për veprën aktuale dhunim”.

Pas këtij rasti, ka dhënë dorëheqje Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi. Në një prononcim, Gashi dhënë se dorëheqja e tij është akt moral, meqë s’po arrijnë t’i riedukojnë dhe risocializojnë të burgosurit.

“Ai ka qenë një kohë, kështu kohë pas kohe, për grabitje, për vjedhje në burg edhe unë kam qenë Drejtor për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve. Është akt moral, pasi që nuk po arrijmë të burgosurit t’i riedukojmë dhe t’i risocializojmë, edhe rasti më ka prek edhe mua shumë, ashtu siç i ka prek gjithë kosovarët edhe prandaj kam dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Drejtoratit për Trajtimit e të Burgosurve dhe të Miturve”.

Përveç Rexhepit, si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, ndodhen në paraburgim edhe katër persona të tjerë, tre prej të cilëve të mitur.

Sipas dosjes së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, dhunimi ka nisur të shtunën në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një lokacion tjetër të panjohur. Aty përshkruhen detaje tronditëse për rastin.

Sipas prokurorisë, i pandehuri E.R, 26-vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës, “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij, i mitur., pastaj i pandehuri ka shkuar me “Pickup” tek parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh.S., dhe G.J., të cilët ndodhen në arrati dhe të dëmtuarën.

Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe, dhe Zh.S., ndërsa i pandehuri së bashku me G.J,. dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E.R., ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, përshkruhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.
Aty shkruan se nga deklarata e të miturës dhënë në polici me datën 28.08.2022 rezulton se “përderisa e mitura ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.

“Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia heqnin rrobat. Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa perosni tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri” thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria. Më pas sipas saj, ka ardhë një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara. Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhënie me të.

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Ky është detaji në veshje, që Arbana nuk i thotë kurrë “Jo” (Foto)

Një ditë pasi solli vajzën në jetë, Arbana mirëpret në spital vizitorët special (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com