Përballje “gladiatorësh” mes Egnatias dhe Kastriotit, triumfuese del Egnatia (VIDEO) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përballje “gladiatorësh” mes Egnatias dhe Kastriotit, triumfuese del Egnatia (VIDEO)

18:17 | 26/02/2022
në Sport
0

Dueli i mbijetesës ka përfunduar me fitoren e Egnatias me rezultatin 2-1 në stadiumin “Arena Egnatia”, e vlefshme për javën e 22-të në Kategorinë Superiore.

Pas një pjese të parë tepër të ekuilibruar dhe pa raste të rrezikshme, kjo e fundit ndodhi në fraksionin e dytë të lojës ku pas disa rasteve ishte Egnatia që fitoi një penallti duke e shndërruar në gol, Gëzim Krasniqi.

Sërish ishte 11-metërshi ai që u bë vendimtar në Rrogozhinë ku Bledar Lila shkakton penallti. Nga pika e bardhë ka shënuar Kaina Nunjesh në minutën e 75′, duke rikthyer sërish baraspeshën.

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Më pas goli për “infrakt” ishte në minutën e 90′ ajo e Ilirid Ademit, i cili rezultoi vendimtare për fatet e takimit për mbijetesë. Tensioni nuk përfundoi teksa me karton të kuq u ndëshkua dhe Artur Magani.

Kjo fitore e dërgon Egnatian në vendin e 7 me 22 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e parafundit në kuotën e 18 pikëve.

90+5 Artur Magani ndëshkohet me karton të kuq pas disa protestave.

90+3′ Momente tensioni në dy kampet, kryesori Hamiti qetëson gjithçka!

90′ Arbitri i katërt, Florjan Lata ka akorduar 5 minuta shtesë!

90′ GOOOL EGNATIA 2-1! Shpërthen festa në Rrogozhinë! Ilirid Ademi kalon në avantazh skuadrën rrogozhionase pas një goditje me kokë nga goditja e dënimit.

78′ Egnatia kryen një tjetër zëvendësim ku largohet Skerdilajd Levendi për t’i bërë vend Dzon Delarzh.

75′ GOOOOL KASTRIOTI 1-1! Rikthehet baraspesha, teksa Kaina Nunjesh ka barazuar rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë.

73′ Penallti për Kastriotin, Bledar Lila ka prekur topin me dorë dhe për kryesorin Eldorjan Hamiti nuk ka dyshime është 11-metërsh, ku edhe në dhomën e sistemit VAR konfirmohet 11-metërshi.

72′ Egnatia kryen zëvendësim teksa largohet tërësisht në “hije” Pedro Augusto për t’i bërë vend Artur Maganit.

67′ Shpërthejnë protestat, krutanët kërkojnë penallti pas një prekje të topit me dorë nga ana e Besart Krivanjevës.

58′ GOOOL EGNATIA 1-0! Ka festë në “Arena Egnatia”! Zhbllokohet sfida, Gëzim Krasniqi kalon në avantazh rrogozhinasit me penallti.

57′ Ka penallti për Egnatian, teksa Hamiti ka vërshëllyer për 11-metërsh ku Husein ka shkaktuar faull brenda zonës ndaj Duranskit.

47′ Pasiguria në mbrojtjen krutane, krijohet iluzioni i golit teksa Ilirid Ademi godet portën, por topi ka përfunduar jashtë.

46′ Nisin 45 minutat e dyta të takimit!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt, Florjan Lata ka akorduar 2 minuta shtesë!

44′ Silvio Zogaj ndëshkohjet me karton të verdhë pas një faulli të shkaktuar.

43′ Ndizet sfida! Sokol Neziri dhe Ilir Allmuça debatojnë me njëri-tjetrin pas një faulli të shkaktuar. Arbitri kryesor, Eldorjan Hamiti ul gjakrat teksa i thërret të dy lojtarët për t’i këshilluar për herë të fundit.

35′ Skuadrat nuk janë duke rrezikuar, teksa loja është e përqendruar në mesfushë në një lojë tepër të ekuilibruar.

23′ Sokol Neziri ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje në dëm të kundërshtarit.

22′ Egnatia jep “sinjalin” e parë të takimit, ku një aksion model për pak sa nuk u konkretizua me gol, teksa Xhekson pason në zonë dhe mbrojtësit e Kastriotit me fat largojnë topin jashtë dhe për pak sa nuk shkaktuan një autogol. Ndërsa anësori ka dhënë pozicion të parregullt për Xhekson.

15′ Filip Duranski bëhet lojtari i parë i sfidës që ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndërhyrje nga prapa në dëm të kundërshtarit.

9′ Sokol Neziri këshillohet nga arbitri me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti pasi lojtari i Kastriotit largoi topin në formë proteste pas një faulli të shkaktuar.

7′ Bedri Greca ka provuar të surprizojë teksa provon nga jashtë zone, por topi ka qenë i lehtë dhe jo i saktë duke përfunduar jashtë.

5′ Loja ka nisur e ekuilibruar, ku skuadrat deri tani nuk kanë provuar për të qenë të rrezikshme.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

EGNATIA – Puja; Allmuça, Krasniqi, Krivanjeva, Duranski; Agbekpornu, Levendi, Lila; Xhekson, Pedro Augusto, Ilirid Ademi. Trajner: Zekerija Ramadani.

KASTRIOTI – Sali; Neziri, Selmani, Husein, Rami; Onanuga; Greca, Hasani, Basha, Zogaj; Kaina Nunjesh. Trajner: Emiljano Çela.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Eldorjan Hamiti (Lezhë)

Asistent i parë – Ilir Tartaraj (Fier)

Asistent i dytë – Orgest Grabova (Fier)

Arbitër i katërt – Florjan Lata (Durrës)

VAR – Kridens Meta (Tiranë)

AVAR – Marjus Qose (Lushnje)

Etiketa: EgnatiaKastrioti

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
Ministria e Mbrojtjes ukrainase mesazh rusëve për ushtarët e vrarë: Armiku s’ka…

Ministria e Mbrojtjes ukrainase mesazh rusëve për ushtarët e vrarë: Armiku s’ka...

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –

Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –

23:04 | 21/12/2025
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

22:48 | 21/12/2025
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

21:52 | 21/12/2025
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

20:06 | 21/12/2025
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

19:36 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –
  • Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –
  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –
  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –
  • Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –
  • Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com