Përballja me Moldavinë, si paraqitet gjendja e lojtarëve kuqezi – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përballja me Moldavinë, si paraqitet gjendja e lojtarëve kuqezi –

09:20 | 09/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Të gjithë, duke përfshirë edhe trajnerin e Çelsit, Mauricio Poçetino, e prisnin që të ishte në stol në ndeshjen ndaj Totenhemit, por Armando Broja nuk ia doli dot. Sulmuesi vijon ende të jetë jashtë fushave për shkak të një shqetësimi në gju dhe është duke marrë trajtimin e duhur për një rikuperim sa më të shpejtë.

Broja nuk merr minuta që prej 7 tetorit, ku luajti vetëm në pjesën e parë kundër Bërnlit, takim i fituar nga blutë 4-1. Ka kaluar një muaj dhe sulmuesi 22-vjeçar nuk ndihet ende gati. Kujtojmë që Broja ndjeu një shqetësim në gju gjatë stërvitjes me Kombëtaren shqiptare përpara ndeshjeve të muajit tetor.

Shqetësime të tilla janë disi normale deri diku për një lojtar që qëndron afërsisht 9 muaj jashtë dhe kalon një dëmtim me operacion si ai i Brojës. Kështu që sulmuesi duhet të presë edhe pak për të zbritur në fushë dhe për të kapur formën maksimale.

Por, duhet të presë edhe Silvinjo që ta “shijojë” në fushë, pasi siç gazeta mëson, trajneri me shumë mundësi nuk do ta përfshijë në listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet e këtij muaji, me Moldavinë, në transfertë në 17 nëntor dhe tri ditë më vonë me Ishujt Faroe, në “Air Albania”.

Një tjetër panik për Silvinjon ishte edhe mungesa e Ivan Ballit në ndeshjen që Rajo Vajekano barazoi me Real Madridin jashtë fushe.

Mbrojtësi i djathtë nuk ishte i grumbulluar në këtë sfidë për shkak të një dhimbjeje të papritur në gju. Por, pasi bëri kontrollet e duhura, rezultoi që Balliu nuk kishte asgjë serioze, por thjesht mbingarkesë që e ka detyruar të qëndroje 2 ditë pushim.

Anësori 31-vjeçar është rikthyer në stërvitje me ekipin e tij dhe ka zhvilluar një seancë normale dhe pritet të jetë i gatshëm për duelin e fundjavës që Vajekano do të luajë ndaj kryesuesve të La Ligës, Gironës.

Po ashtu ai do të jetë në listën e Silvinjos për ndeshjet e këtij muaji, edhe pse me konfirmimin e Mario Mitajt në krahun e majtë dhe Hysajt, që është spostuar djathtas, Balliu është ulur në stol.

Në rotacionin që braziliani bëri me Bullgarinë në takimin miqësor, Balliu luajti për të gjithë takimin në krahun e djathtë dhe zhvilloi një ndeshje të mirë, duke lënë të tregohet se është një pikë e rëndësishme në prapavijën e Kombëtares shqiptare.

Read more

SPAK godet grupin kriminal për trafik droge dhe pastrim parash, lëshon disa urdhër-arreste –

Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës! –

Qiraja në Tiranë po bëhet e papërballueshme, strehimi merr deri 77% të pagës –

Këmbimi valutor 12 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Të Lidhura

nga 27
09:16 | 12/06/2026
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një operacion...

Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës! –

Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës! –

nga 27
08:59 | 12/06/2026
0

Ndërsa revolta qytetare kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 13-të, protestuesitt po kërkojnë një mobilizim akoma më...

Kullat mbijnë si kërpudhat, por Shqipëria renditet e dyta në Europë për strehim të pasigurt –

Qiraja në Tiranë po bëhet e papërballueshme, strehimi merr deri 77% të pagës –

nga 27
08:39 | 12/06/2026
0

Qiraja mesatare e apartamenteve në Tiranë për vitin 2026 ka arritur në 721 euro në muaj, sipas të dhënave të...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 12 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:13 | 12/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me...

Para
Edhe në Hënë të shkojë, Rama do të marrë… –

Edhe në Hënë të shkojë, Rama do të marrë... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK godet grupin kriminal për trafik droge dhe pastrim parash, lëshon disa urdhër-arreste –

SPAK godet grupin kriminal për trafik droge dhe pastrim parash, lëshon disa urdhër-arreste –

09:16 | 12/06/2026
Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës! –

Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës! –

08:59 | 12/06/2026
Kullat mbijnë si kërpudhat, por Shqipëria renditet e dyta në Europë për strehim të pasigurt –

Qiraja në Tiranë po bëhet e papërballueshme, strehimi merr deri 77% të pagës –

08:39 | 12/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 12 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:13 | 12/06/2026
Përmbysje spektakolare për 13 minuta, Korea e Jugut i jep leksione Çekisë –

07:47 | 12/06/2026

Më Të Lexuarat

  • SPAK godet grupin kriminal për trafik droge dhe pastrim parash, lëshon disa urdhër-arreste –
  • Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës! –
  • Qiraja në Tiranë po bëhet e papërballueshme, strehimi merr deri 77% të pagës –
  • Këmbimi valutor 12 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Përmbysje spektakolare për 13 minuta, Korea e Jugut i jep leksione Çekisë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 12 Qershor 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK godet grupin kriminal për trafik droge dhe pastrim parash, lëshon disa urdhër-arreste –
  • Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com