Përballja e dytë e Fatmir Xhafës me votën kundër të Ilir Metës, si u rrëzua në vitin 2003 kur mori vetëm 65 vota – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përballja e dytë e Fatmir Xhafës me votën kundër të Ilir Metës, si u rrëzua në vitin 2003 kur mori vetëm 65 vota

15:20 | 23/03/2017
në Uncategorized
0

Në tetor 2003, kur rrëzohej Xhafa pasi mori vetëm 65 vota pro, 49 kundër, 17 abstenime. Sot pas 14 vitesh ka shtuar me 11 vota mbështetjen e tij në kuvend si ministër i Brendshëm por pa votën e Ilir Metës. Një histori me aleanca fluide që rrëzuan mazhorancën socialiste dhe që detyruan Fatos Nanon të qeverisë për disa muaj me zëvëndësministra. 

Ishte vera e vitit 2003 dhe kulmi i betejes ndërmjet grupeve kundërshtare në PS, grupit të Fatos Nanos e atij të Ilir Metës. Ky i fundit kishte dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Jashtëm dhe zëvëndëskryeministrit. Bashkë me Metën dha dorëhqeje edhe ministri tjetër Sokol Nako. Në vënd të tyre, kryeministri Fatos Nano propozoi në postin e ministrit të Jashtëm, deputetin e PS-së Marko Bello dhe në postin e ministrit të Integrimit, deputeten socialiste Ermelinda Meksi.

Por për të miratuar këto dy poste ministrore, Nanos i duheshin votat e Ilir Metës me doemos. Por nuk ndodhi, pasi Ilir Meta bashkë me një grup deputetësh të Partisë Socialiste, nuk e dhanë votën për Bellon e Meksin duke iu bashkuar votave kundër të opozitës. Në këtë mënyrë, qeveria Nano nuk u plotësua me dy ministrat e rinj dhe mazhoranca e PS-së praktikisht kishte rënë. Pas shumë negociatash me deputetë të PS-së por edhe të opozitës, qeveria Nano nuk ia doli të plotësohej atë verë por u detyrua të qeverisë me zëvëndësministra për disa muaj. Duket e ngjashme situata aktualisht kur ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj duket se nuk është kandidatura e parapëlqyer nga LSI, sot aleate e PS-së dhe Edi ramës në koalcionin qeveritar. Ramës i duhen me doemos votat e Ilir Metës për Fatmir Xhafën ministër të Brendshëm si dhe për tre ministra të tjerë. Sot është seanca kur do të votohen katër ministrat ndërkohë që në sallën e kuvendin janë vetëm deputetët e PS-së, vota e të cilëve nuk mjafton.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Më poshtë botohet seanca ku u hodh në votim dekreti i presidentit Moisiu për dy ministrat e rinj ku duken votat e pamjaftueshme për të miratuar qeverinë e re të Fatos Nanos më 28 korrik, 2003.

Servet Pëllumbi – Në mbështetje të nenit 78 dhe 98 të Kushtetutës, mbështetur në Dekretin nr. 3900, datë 23.07.2003 të Presidentit të Republikës, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi:

  1. Të miratojë Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 3900, datë 23.07.2003, “Për lirimin e zotit Ilir Meta nga detyra e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme”.

Hapet votimi me elektronikë. Mbyllet votimi.

58 me elektronikë dhe 15 ministra bëjnë 73 vota pro. 3 kundër dhe 57 abstenime.

Miratohet Dekreti i Presidentit nr. 3900, datë 23.07.2003 “Për lirimin e zotit Ilir Meta nga detyra e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme”.

Në mbështetje të neneve 93 dhe 98, pika 1 e Kushtetutës, me propozim të Presidentit dekreton që zoti Sokol Nako, ministrër i Integrimit të lirohet nga kjo detyrë. Hapet votimi. Mbyllet votimi.

56 vota me elektronikë dhe 15 ministra bëjnë 71 vota pro. 10 kundër. 53 abstenime.

Miratohet dekreti për lirimin e zotit Nako nga detyra e Ministrit të Integrimit.

Atëherë, kalojmë në votimin e Dekretit nr. 3901, datë 23.07.2003 “Për emërimin e zonjës Ermelinda Meksi në detyrën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Integrimit”. Hapet votimi. Mbyllet votimi.

59 vota me elektronikë dhe 15 ministra bëjnë 74 vota pro. 55 kundër. 8 abstenime.

Miratohet Dekreti i Presidentit “Për emërimin e zonjës Ermelinda Meksi në detyrën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Integrimit”.

Kalojmë në votimin e Dekretit të fundit të Presidentit nr. 3903, datë 23.07.2003 “Për emërimin e zotit Marko Bello në detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme”. Hapet votimi. Vazhdon votimi, zotërinj deputetë. Mbyllet votimi.

49 vota me elektronikë dhe 15 ministra bëjnë 64 vota pro. 58 vota kundër. 16 abstenime.

Nuk miratohet Dekreti i Presidentit “Për emërimin e zotit Marko Bello në detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme”.

Për dekretet nuk shpjegohet vota kundër, se do të marrë inat Presidenti. Zoti Berisha.

Sali Berisha – Zoti Kryetar!

Kemi votuar kundër, sepse Fatos Nano nuk ka legjitimitetin për të krijuar qeveri tjetër. I bëj thirrje të paraqesë dorëheqjen si akti më minimal i përgjegjësisë së një politikani. Sot zoti Nano fluturoi për në Itali për të paraqitur ministër atë që nuk ishte ministër. Prej tre ditësh ka ushtruar format më vulgare, më primitive të presionit ndaj parlamentarëve, ka rikthyer në skenën politike shqiptare primitivizmin ekstrem politik, amoralitetin total politik, duke përdorur kulaçin dhe kërbaçin, ryshfetin dhe korruptimin, dhe kjo është përgjigjja, ky është leksioni që Parlamenti i jep Padrinos. Ky votim është historik. Nuk është votim kundër Bellos, është votim kundër Fatos Nanos. Përshëndes votimin e Parlamentit.

Fatos Nano – Saliu po ikën kësaj radhe. Dua, gjithashtu, të respektoj votën për dekretin që nuk kaloi dhe dua të garantoj maxhorancën dhe Kuvendin që analiza e saj do të jetë shumë e përgjegjshme dhe racionale. Ndërkaq, nuk mund të mos garantoj dhe zotin Berisha që kjo maxhorancë do të konfirmohet deri në vitin 2005, do të konfirmohet në zgjedhjet e vitit 2003 dhe për shkak që zoti Berisha është i njëjti personazh i pandryshuar i një opozite të pandryshuar, do të ekzistojë dhe do të thellohet edhe në zgjedhjet e vitit 2005.

Situata do të përsëritej, kur Luan Rama u largua nga posti i ministrit të Brendshëm dhe kriza u thellua akoma më tej.

Në këtë moment, kryeministri Nano, propozoi dy emra të tjerë për ministra dhe ishte tetori i vitit 2003. i kishte paraqitur presidentit Moisiu propozimet për ministër të Brndshëm Fatmir Xhafajn dhe të jashtëm, Namik Doklen. Dekretet e Moisiut patën të njëjtin fat si ato të korrikut të atij vitit.

Më poshte publikohet pjesë nga seanca ku Ilir Meta dhe deputetë të tjerë të PS-së refuzuan Fatmir Xhafën si ministër të Brendshëm Është seanca e 23 tetorit 2003.

Dekreti i presidentit dhe votimi

Servet Pëllumbi

Neni 1

Zoti Luan Rama shkarkohet nga detyra e Ministrit të Rendit Publik.

Votojmë dekretin për shkarkimin nga detyra të Ministrit të Rendit Publik. Mbyllet votimi.

84 me elektronikë dhe 15 ministra, 99 vota pro, 5 kundër, 14 abstenime, 13 nuk kanë marrë pjesë në votim, miratohet dekreti për shkarkimin e Ministrit të Rendit Publik, zotit Luan Rama.

Neni 1

Zoti Fatmir Xhafa emërohet Ministër i Rendit Publik.

Hapet votimi. Mbyllet votimi.

50 me elektronikë dhe 15 ministra, 65 vota pro, 49 kundër, 17 abstenime, 1 nuk ka marrë pjesë në votim, nuk miratohet as ky dekret.

Nuk ka deklarata. Nuk jua jap fjalën.

Në të njëjtën mënyrë u refuzua edhe Namik Dokle si ministër i Jashtëm.

 

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Gazeta DITA: Saimir Tahiri drejt dorëheqjes

“Shullazi”/ Tahiri pyetet nesër nga Prokuroria e Krimeve të Rënda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

23:07 | 18/12/2025
Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

22:53 | 18/12/2025
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

22:41 | 18/12/2025
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

22:29 | 18/12/2025
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë –

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë –

22:13 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –
  • Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –
  • Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –
  • “Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –
  • Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë –
  • Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –
  • Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com