Për poetët, librat dhe fashizmin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për poetët, librat dhe fashizmin

08:40 | 22/05/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Si sot, 20 vjet ma përpara, rreth orës 9, forcat serbe kanë rrethuar sh’pinë tonë në Hajvali dhe më kanë marr rob lufte…

Nga Halil Matoshi

1.
Kur gjatë majit ‘99 u intensifikue fushata ajrore e NATO-s, pas ofensivës së forcave serbe në Gallap, e dija me saktësi se librat janë anmiqtë ma t’mdhaj të secilit fashist, kudo dhe kurdo.
E dija se nuk ka armë që i bân ma shumë nervoz dhe i tmerron fashistët se sa libri!
Dhe kam bâ mrekulli t’i strehoj ato, duke bâ një bunker ku i kam groposë rreth 2000 tituj, që nga Iliada e Homerit e deri tek antifashisti Danilo Kiš!?
Masanej gjithçka nisë me pamjen kur të detyrojnë me ra në gjunjë, me duer të lidhuna mas kreje…
Dhe ti pret nji plumb në kokë dhe krejt jeta të shfaqet me shpejtësi si në retrovizor.
Të tjerat janë kujtesë.

Read more

Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

2.
Fashizmi âsht brutal por i varfër dhe qesharak po mos t’ishte tragjik për historinë e re të njerëzimit.
Vepron simas skemës: Në luftën tonë nuk ka të pafajshëm dhe secili që nuk âsht me ne âsht anmiku ynë, pavarësisht përkatësisë apo të bâmave.

3.
Dy miqtë e mi, poetë fort të çmueshëm, Xhevdet Bajraj dhe Arben Idrizi e kanë poetizu mizorinë e trishtë të fashizmit, megjithë anën e tij karikaturiale, që spikatë moralin e ultë dhe injorancën e trurit-muskul (Gustav le Bon) të fashistit tipik.
Poeti Bajraj e shfaq këtë makth të madh në poezinë “Djali ishte gjashtë vjeç, vajza tetë dhe qanin” që âsht gjyqi ma kuptimplotë për fashizmin.
Ndërsa Idrizi shëmtinë e fashizmit e nxjerr në pah në mënyrë tallëse në piezinë “Midis të pushkatuarve ishte edhe një i sëmurë mendor”.

4.
Paragjykimi kognitiv për superioritetin e fashistit tipik, që buron nga padija e skajshne, cilësohet nga psikologët si “Efekti Dunning-Kruger”, që shpërfaqë injorantin i cili nuk gjykon me arsye sepse ikonografia dhe fjalët ikonike (parullat) për një kohë relativisht të gjatë ia shplajnë trunin duke ia “injektu” sindromën se atij/akëcilit sapo i âsht dhânë ni mision historik, në emën të kombit dhe atdheut, rol për të cilin ai s’di asgjâ, prandaj fashisti âsht kampion i mosdijes!?

5.
Kur fashistët e zunë Federico Garcia Lorka-n, ai tashmâ ishte i lumtun: Kish mbrri me i groposë nën rrâjtë e nji çiparisi poezitë e tij, tuj e vù ni shéj për të afërmit e tij.
Sa herë në makthin e burgut të Lipjanit dhe Kampin e Përqëndrimit “Zabela” të Požarevac-it (Serbi) kam mendu se kanë me na pushkatu, m’kanë dalë para syve librat, titujt madje dhe ngjyrat e kopertinave, sikur sheh një protestë antifashiste, si ato të 1981, 1989-90 dhe 1997-98, në të cilen germat janë armë!?
Poetët janë senzorët që parandjejnë ardhjen e fashizmit!

6.
Në vitet ‘90 gjithçka nisi në fjalë!
Në Radiotelevizionin e Serbisë nisi POGROM-i antishqiptar (nga fjala ruse ‘gromit’ e fillimshekullit të 20-të, që dmth. ‘shkatërrim me përdorim të dhunës’, si referencë për “Natën e xhamave të thyem”) që u bart në mitingjet kinse të solidaritetit, me thirrje e kângë dhe pastaj fjalët filluen me u shkëmby në plumba, për me i vra ata që mendonin ndryshe.
Pra, lufta e Kosovës âsht tfillue në RTS.

7.
Njizet vjet mas luftës në Kosovë, lidershipi politik i Serbisë, në vazhdimësi po i inkurajon huliganët dhe nacionalistët ekstremistë kundër qytetarëve shqiptarë, që jetojnë e punojnë në këtë shtet.
Versulja drejt dyqaneve me pronarë shqiptarë, siç ndodhi para do kohe në Borça të Beogradit, me thirrje për gjenocid në Kosovë si dhe protestat e disa serbëve, janë ‘de ja vù’ që përgatitën momentumin psikosocial për “Natën e kristaltë” kur nga nazistët u sulmuan masovikisht hebrenjtë dhe bizneset e tyne, në disa qytete gjermane.
Propaganda e tillë shenjestruese ndaj grupeve tjera etnike apo kulturore âsht frikë joracionale, fobi ndaj tjetrit dhe si këshilltari më i keq i mundshëm, rëndom shpie në dhunë.
Metodat e linçit ndaj fqinjve të parë, që janë të njohura për Europën e mesit të shekullit XX, pamje të rishme në Beograd, janë prolog për sulme masive ndaj shqiptarëve dhe si të tilla, autoritetet serbe nuk kanë sens për me i parandalue, sepse në vet qenien serbe nuk ka ndodhë defashistizimi, prandej shoqnia serbe nuk ka fuqi ta frenojnë rikthimin e fashizmit.
Pra, fashizmi nisë rëndom në fqinjësi!?
Nëse nuk reagohet, ai përbrendësohet dhe rritet si tumor malinj, brenda njeriut.

8.
Krimi i padënuem rëndom ngjiz nji krim të ri, sepse shpirti i fashistizuem nuk resht me u rikthy tek narrativa e gjakut, në pafuqinë për ballafaqim me veten, për me e përjetu katarsis-in.
Kosova duhet me e shkru “Librin e Zi” qe me forcën e argumenteve e jo me qasje emotive dhe politizuese, tuj ra pré e errësimit të mendjes që shpie në dhunim të fakteve e jo në ndriçimin e tyne sy bote, mee dokumentue kështu intencën gjenocidiale të Serbisë.
Shteti serb duhet të paditet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare Penale!
Kjo mbase mund ta trand shoqninë serbe dhe ta nxisë me i pranu krimet, me i dënu ato si e vetmja mundësi për me hjekë dorë nga fashizmi!?
Refuse the fascism now!

/gazetaexpress.com/

Etiketa: Arben IdriziFashizmiFederico Garcia Lorkaforcat serbeHalil Matoshikrimilibratlidershipi politik i Serbisëlufta e kosovesNATOpoetëtXhevdet Bajraj

Të Lidhura

Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

nga 27
08:37 | 24/02/2026
0

I është hapur rruga nisjes së procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me tatim 5% nga 15% që është...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:31 | 24/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:17 | 24/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

nga 27
08:15 | 24/02/2026
0

Pas indeksimit të pagave me 2.5% për punonjësit e administratës publike, policisë dhe mjekëve, përfitues të kësaj mase pritet të...

Para
Mediat holandeze: Shqiptarët kontrollojnë tregjet e drogës

Mediat holandeze: Shqiptarët kontrollojnë tregjet e drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

08:37 | 24/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:31 | 24/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:17 | 24/02/2026
Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

08:15 | 24/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –

08:11 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –
  • Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –
  • Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com