Nga Gerald Ramaj
Për një 5 mijë lekëshe vuan shqiptari sot, për një 5 mijë lekëshe vuan një nënë. Jo se këto i mjaftojnë, përkundrazi. Këto i mjaftojnë, vetëm sa për ta nxjerrë në rrugë mes të ftohtit, shiut, baltës dhe mbi të gjitha, për ta nxjerrë aty ku gjendet gjithmonë një polic që ia merr ato dy tufa spinaq (të cilat kanë ngrënë kohë dhe përkujdesje prej kësaj nëneje, sikur t’i kishte fëmijë) dhe që e gjobit duke e detyruar të mbjellë dyfishin e të parës, në mënyrë që të mundohet të nxjerrë një 5 mijë lekëshe për vete dhe një për gjobën e bashkisë.
Për një 5 mijë lekëshe vuan një nënë, për aq vuan edhe polici që i duhet për dopion e rakisë me meze në drekë, ose për thesin e gjerë të kryetarit që s’i dihet sa duar futen aty! #PërNjë5MijëLekësheVuanNjëNënë