• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për kë bie kambana e “Prestige Resort”? –

14:11 | 05/12/2022
në Shqiperi
0

Lexo edhe

Veliaj i jep 110 mln lekë Andi Efthimit për studimin e korsive të biçikletave

A u shantazhua Meta nga McGonigal?

I dehur, përplas makinën e Prefekturës së Korçës dhe largohet

“Prestige Resort” hidhet në erë me 70 kg tritol, ndërsa zhurma e shpërthimit përpiqet të mbysë tingullin e kambanave të News 24, Balkanweb, gazetës “Panorama” dhe të “Gazeta Shqiptare”. Këto janë media në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu, i cili është pronar edhe i resortit të shkatërruar.

Ndërkaq, terrori ndaj mediave ka synim më të gjerë. Imagjinojeni se si ndihet një qytetar i zakonshëm, kur sheh se si ia mbyllin gojën një grupi mediatik!

Këtu nuk bëhet fjalë për dëmin që i bëhet një biznesi, pasi ky do t’i marrë paratë mbrapsht në Gjykatën e Strasburgut apo të Arbitrazhit Ndërkombëtar, ashtu siç bëri vjehrri i Bashës, apo pronari i Agon TV, Francesco Becchetti. Problemi është se po kufizohet liria e shprehjes!

Pamja resortit krijon asosacion psikologjik me bombardimet nëpër luftëra apo me sulmet terroriste, ku qytetari futet në ankth dhe pasiguri. Nga pikëpamja civile, njeriu ndjen se si mund t’i rrezikohet prona e tij. Kjo shembje ka një histori të shkeljeve ligjore dhe arbitrare. Bashkë me institucionet qeveritare në këtë operacion ka marrë pjesë edhe Gjykata Administrative. U caktua që datë e gjykimit të ishte dita e hënë, ndërkohë që urdhri i kryeinspektores së IKMT-së ishte të shembej para datës 5 dhjetor 2022. Në një vend normal me sistem gjyqësor të pavarur, shembja do të duhej të pezullohej. Pra, IKMT-ja të merrte në dorë një vendim gjyqësor, qoftë për po apo për jo ndaj shembjes së resortit.

Çfarë urgjence mund të ketë, përveçse çuarjes në vend të urdhrit personal të Kryeministrit? Ai kërkon me çdo çmim dhe pa kushte të vendosë autoritetin mbi ligjin. Edhe pse për Bechetti-n populli shqiptar po paguan me qindra milionë euro dëmshpërblim të vendosura nga Arbitrazhi Ndërkombëtar, ky politikan e ka të domosdoshme të vazhdojë me këtë metodë.

Një “Becchett” i dytë, tashmë me dinamit!  IKMT ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe afatet procedurale. Gjykata nuk merrte përsipër çështjen, sepse mungonte dokumentacioni nga inspektoriati. Hapja e gjyqit u vonua deri sa të hidhej hoteli në erë me eksploziv. Çfarë do të gjykohet tani, kur objekti nuk ekziston, është rrafshuar përtokë?!

Në këtë skenë krimi rikthehet Kryeminstri, i cili nuk i do mediat, i urren dhe i shkatërron, i poshtëron sa herë që mundet. Është një numër i madh mediash që janë mbyllur nga presioni i tij. I kujtojmë lexuesve të pyesin, pse u mbyllën mediat “Albania”, “Shekulli”, “Agon”, emisioni investigativ Públicus në Vizion Plus, pse e dëbuan emisionin “Zonë e Lirë” nga Klan TV, pse po mbyllet Ora Neës? Sa mediave online u është qepur goja, pasi janë quajtur ”kazan” nga kryeministri?! Sa gazetarë kanë marrë strehim politik në vendet e BE-së për shkak të kërcënimeve të tij?!

E megjithatë, Kryeministri gabon dhe do të dështojë në llogarinë e tij! Ai mund t’ia dalë të blejë televizionet kombëtare, t’i mbyllë portalet kritike, të korruptojë çdo zë ndryshe! Kryeministri ia ka dalë ta neutralizojë çdo shoqatë apo sindikatë të gazetarëve! Çdo biznesmen që i del kundër mund ta pësojë me tritol, si në rastin e Prestige Resort!

Po, këto po i arrin më shpejt se sa na e merrte mendja! Por liria e shprehjes është e drejtë politike universale ndërkombëtare që buron nga Artikulli XIX i kartës së OKB-së, prandaj nuk e shpëton dot as IKMT, as Gjykata Administrative. Vendin bosh të mediave vendase do ta zënë mediat ndërkombëtare! Zërin e dobët të mediave të reja që po lindin do ta fuqizojë BE dhe shoqëria civile Evropiane.

Ai ëndërron t’i lërë qytetarët pa informacion, të shohin vetëm çfarë poston për veten dhe për familjen e tij; Liria e shprehjes të kufizohet vetëm në komentimin e ndjekësve në llogarinë e tij; Gazetarët dhe mediat të kthehen në shtriga për shoqërinë.

Prandaj, o njerëz zhurma e shembjes së “Prestige Resort” është një kambanë që bie për çdo njërin prej jush!

Të Lidhura

Veliaj i jep 110 mln lekë Andi Efthimit për studimin e korsive të biçikletave

Veliaj i jep 110 mln lekë Andi Efthimit për studimin e korsive të biçikletave

nga 27
16:21 | 01/02/2023
0

 Është kundër ligjit, por ndodh rëndomë në tenderët e Veliajt, që një biznesmen të marrë pjesë në garë me të...

“Serbia dominon”, Meta për situatën në Kosovë: Përgjegjës dhe Rama –

A u shantazhua Meta nga McGonigal?

nga 27
22:58 | 31/01/2023
0

Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, teksa u fol për çështjen e zyrtarit të lartë të FBI-së, McGonigal, në...

I dehur, përplas makinën e Prefekturës së Korçës dhe largohet

I dehur, përplas makinën e Prefekturës së Korçës dhe largohet

nga 27
22:14 | 31/01/2023
0

Një makinë e Prefekturës së Korçës është aksidentuar këtë të martë. Sipas informacioneve, bëhet me dije se në unazën e...

Rama është në hetim në SHBA –

Berisha lajmëron “luftë” me Ramën: 11 shkurti protesta kombëtare

nga 27
21:48 | 31/01/2023
0

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi në konferencë për mediat se opozita do të bëjë ‘luftë’ me Edi Ramën. Berisha...

Para
BE me plan për pengimin e emigrantëve ilegalë që hyjnë nga Ballkani –

BE me plan për pengimin e emigrantëve ilegalë që hyjnë nga Ballkani -

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në Tiranë, i riu me skuter përplas kalimtaret –

Aksident në Tiranë, i riu me skuter përplas kalimtaret –

17:19 | 01/02/2023
Covid, 10 raste të reja në 24 orët e fundit –

Covid, 10 raste të reja në 24 orët e fundit –

17:15 | 01/02/2023

FBI kontroll në shtëpinë e presidentit

16:33 | 01/02/2023
Veliaj i jep 110 mln lekë Andi Efthimit për studimin e korsive të biçikletave

Veliaj i jep 110 mln lekë Andi Efthimit për studimin e korsive të biçikletave

16:21 | 01/02/2023
Disiplina gjobit Kukësin, pezullohet zyrtari i Bylis (Vendimet)

Disiplina gjobit Kukësin, pezullohet zyrtari i Bylis (Vendimet)

16:11 | 01/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Aksident në Tiranë, i riu me skuter përplas kalimtaret –
  • Covid, 10 raste të reja në 24 orët e fundit –
  • FBI kontroll në shtëpinë e presidentit
  • Veliaj i jep 110 mln lekë Andi Efthimit për studimin e korsive të biçikletave
  • Disiplina gjobit Kukësin, pezullohet zyrtari i Bylis (Vendimet)
  • Arrestohet serbi, ishte kthyer në vrasës serial në Gjermani

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në Tiranë, i riu me skuter përplas kalimtaret –
  • Covid, 10 raste të reja në 24 orët e fundit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com