Për herë të parë në 20 vite, ja çfarë pasojash sjell barazimi i euros me dollarin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për herë të parë në 20 vite, ja çfarë pasojash sjell barazimi i euros me dollarin

21:33 | 12/07/2022
në Uncategorized
0

Vlera e euros u barazua të martën me atë të dollarit amerikan, për herë të parë në gati 20 vjet. Disa pasoja konkrete të kësaj rënieje të vlerës së euro janë: Në inflacion dhe në fuqinë blerëse.

Sipas Agjencisë evropiane të Statistikave, Eurostat, gati gjysma e të gjitha mallrave të importuara në Eurozonë janë të faturuara në dollarë, ndërsa më pak se 40 për qind në euro.

Nafta dhe gazi, për shembull, tradicionalisht paguhen me dollarë dhe çmimi i këtyre dy produkteve është rritur në muajt e fundit, si rezultat i luftës së Rusisë në Ukrainë. Kjo do të thotë se do të nevojiten më shumë euro për të paguar një sasi ekuivalente të produkteve në dollarë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

“Mallrat e importuara bëhen më pak konkurruese, konkurrojnë kundër njëra-tjetrës dhe për këtë arsye bëhen më të shtrenjta”, gjë që rrit inflacionin dhe gërryen fuqinë blerëse të familjeve.

Një efekt specifik i rënies së euros kundër dollarit është se ai “do të zvogëlojë turizmin evropian në SHBA, sidomos”.

Kjo, për faktin se vizitorët evropianë do të duhet të shpenzojnë më shumë euro për të blerë shumën ekuivalente në dollarë. Një gjë e tillë rrit koston e përgjithshme të udhëtimit të tyre në SHBA, por edhe në vende të tjera, monedhat e të cilave janë të lidhura me dollarin, si për shembull: Katari apo Jordania.

Për dallim nga ta, vizitorët në Evropë nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Jordania do të përfitojnë nga kursi i këmbimit, pasi me dollarët e tyre mund të blejnë më shumë se më parë në Eurozonë.

Efekti i rënies së vlerës së euros dallon, varësisht asaj se sa i varur është një biznes nga tregtia e jashtme dhe energjia.

“Kompanitë që eksportojnë jashtë zonës së euros, përfitojnë nga rënia e euros, sepse çmimet e tyre bëhen më konkurruese” kur konvertohen në dollarë.

“Për dallim prej tyre, bizneset e orientuara nga importi janë në disavantazh”.

Në rastin e zejtarëve lokalë, të cilët varen nga lëndët e para dhe energjia, por eksportojnë pak, euroja e dobët mund të çojë në një shpërthim të madh shpenzimesh.

Fituesit më të mëdhenj nga rënia e kursit të këmbimit të euros janë sektorët e prodhimit të orientuar nga eksporti, si për shembull: industria e hapësirës ajrore, automobilave, mallrave luksoze dhe kimikateve.

Dhe, lojtarët kryesorë janë “më mirë të përgatitur ndaj goditjeve”, pasi mund të mbrohen nga luhatjet e këmbimit.

“Ata blejnë valutë të huaj paraprakisht, me norma të favorshme, për t’u mbrojtur nga luhatjet e mprehta të kursit të këmbimit.”

Rënia e vlerës së euros i bën çmimet jashtë Eurozonës më konkurruese teorikisht i jep shtytje eksportit të mallrave dhe shërbimeve evropiane jashtë vendit.

Por, efekti pozitiv mund të zvogëlohet nga rritja e çmimeve të mallrave si rezultat i luftës në Ukrainë – sidomos në ekonomitë e orientuara nga eksporti, të tilla si Gjermania. Efekti në shlyerjen e borxheve është më pak i qartë.

Sa më i shpejtë të jetë ritmi i rritjes ekonomike, aq më shpejt një vend mund të shlyejë borxhin e tij, thotë Mejean nga Universiteti Sciences Po, në Paris. Por, vetëm me kushtin që tregjet financiare e konsiderojnë borxhin evropian mjaftueshëm të sigurt dhe normat e interesit mbeten të ulëta.

Për vendet që lëshojnë borxhe në dollarë, rënia e vlerës së euros kundër dollarit rrit koston e shlyerjes së borxheve. Duke rritur inflacionin, rënia e euros mund ta shtyjë Bankën Qendrore Evropiane (BQE) që t’i rrisë më shpejt normat e interesit. Ajo po përgatitet t’i shtrëngojë kostot e huamarrjes në korrik, për herë të parë në 11 vjet.

“Mund të thuash se BQE-ja nuk do të reagonte ndaj rritjes së çmimeve të mallrave, por sfida e rifitimit të kontrollit mbi inflacionin rritet, pasi kursi i këmbimit rrit çmimin e importeve”.

Banka e Francës ka thënë në fund të majit se dobësimi i euros mund t’i komplikojë përpjekjet e BQE-së për të zbutur inflacionin./REL

 

Etiketa: euro

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Skandal në laboratorin “Vesa” në Fier, bulmetin me fekale e nxjerr të pastër (FOTO)

Skandal në laboratorin “Vesa” në Fier, bulmetin me fekale e nxjerr të pastër (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025
Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

19:20 | 25/12/2025
Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

19:02 | 25/12/2025
Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

18:46 | 25/12/2025
Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

18:34 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –
  • Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –
  • Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –
  • Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –
  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com