Për gjithë flamujtë e Nerënxit, përveç bajameve me krimba! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për gjithë flamujtë e Nerënxit, përveç bajameve me krimba!

10:06 | 07/11/2017
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Gjykata e Tiranës ka përfunduar dje një proces të gjatë gjykimi, ndaj një padie të sipërmarrësit Nikollaq Nerënxi ndaj gazetës “TemA”, për të cilën kërkonte një dëmshpërblim 50 mijë euro. Ishim nën akuzë, pasi kishim publikuar një video, ku Nikollaq Nerënxi ishte krah disa ekstremistëve grekë në Himarë, të cilët përfaqësuesit politikë të pakicës greke në Shqipëri, i thërrasin sa herë që e shikojnë se nuk i voton minoriteti grek në Shqipëri. Videon e kishim marrë nga një faqe e ekstremistëve grekë dhe nuk ishte produkt i yni.

Nuk kemi shkruar gjatë kësaj kohe, se nuk deshëm të ndikojmë mbi vendimin e gjykatës. Dje, gjykata e hodhi poshtë si të pambështetur në prova padinë e biznesmenit në fjalë, i cili ndjehej i dëmtuar se ne e quanim grek.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Tani, dua të them disa fjalë për profilin e këtij biznesmeni, i cili merret me politikë, sa herë është në hall biznesi i tij dhe bën biznes me politikën, sa herë e gjen në hall politikën. Ajo që më bëri përshtypje, është se ky na ka paditur ne si gazetë, pasi është ndjerë i fyer që ne i kemi thënë, se mbështet aspiratat e disa ekstremistëve grekë. Pra, është ndjerë i turpëruar si grek dhe kërkon dëmpshpërblim për këtë gjë.

Në këtë aspekt, është për t’u vlerësuar, nëse e merr sinqerisht kërkesën e tij, sepse kërkon të duket si patriot shqiptar. Por, nga ana tjetër, Nikollaq Nerënxi është në krye të një lëvizje që për interesa tërësisht private dhe familjare (jo fisnore, se fisin e ka hedh në gjyq, njësoj si gazetën “TemA”), dhe është mburur se ka vënë në lëvizje diplomacinë greke kundër shtetit shqipar për hallin e tij. Ka së paku një vit dhe disa deklarata të shoqatës së tij fantazëm, që flasin në emër të diplomacisë greke, për atë se çfarë do t’i gjejë shqiptarët dhe Shqipërinë, nëse nuk plotësohen kërkesat e Nerënxit.

Ne, në fakt nuk kemi asgjë kundër, të plotësohen kërkesat e tij, nëse janë ligjore. Nuk kemi asgjë kundër, që dhe ai të jetë njeri me kaq ndikim në Athinë, sa t’i bëjë varrin Shqipërisë, për shkak të garazhit të tij në Himarë. Vetëm të na e ndajë, a do ta mbrojmë si nacionalist grek apo si patriot shqiptar. Se nga një anë mburret që do kthejë mijëra emigrantë në kufij, do mbyllë kufijtë për “defekte teknike”, do bllokojë negociatat e Shqipërisë në Bruksel dhe nga ana tjetër, na padit, duke na paraqitur si argument që ai është patriot shqiptar.

Nuk kam asgjë as me këtë veprim. Në një farë mënyre njeriu e gjen vetë veten se ku është dhe se çfarë ndjehet, shqiptar, grek apo pakicë egjiptiane. Problemi është se ky njeri në Shqipëri të padit në gjyq se do të duket më shqiptar se shqiptarët dhe tek autoritetet greke të padit si grek, se do të duket më grek se grekët. Për shkak të dënglave të tij, mijëra shqiptarë bllokohen në kufijtë e Greqisë me Shqipërinë, pasi ai ka marrë flamurin e një greku të persekutuar në Shqipëri, ndërsa në Tiranë të padit pse i thua që po spekullon si grek dhe do të duket më shqiptar se çdo shqiptar.

Të jesh grek, shqiptar apo pakicë egjiptiane në Shqipëri, nuk është kurrfarë merite. Është çështje biologjike. Njeriu nuk e ka në dorë çfarë lind. Njeriu e ka në dorë çfarë bëhet. Problem i këtij sipërmarrësi është që ky do të jetë grek në Himarë, se i duhet një garazh, shqiptar në Tiranë, se do të shesë bajame, deputet me LSI-në, apo kryetar bashkie me PBDNJ, nëse mundet, se ka ca plane për kështjellën e Ali Pashës në Porto Palermo e kështu me radhë…

Është rasti tipik, kur e kupton që politikën shqiptare, e ka marrë peng një racë batakçinjsh, që mbajnë nga dhjetë flamuj në xhep, dhe i ngrejnë e i ulin sipas hallit që kanë. Në rastin konkret kemi dikë që kërkon që në Athinë të jetë hero, se po lufton për Himarën, në Tiranë të jetë hero se shet bajame, në Himarë të jetë kryetar bashkie, se do leje ndërtimi. Nuk jemi patalogjikë kundër tij, boll të na e ndajë çfarë do që të jetë dhe çfarë do që të shesë. E pranojmë dhe si grek, dhe si shqiptar, dhe si himariot. Përveç si shitës të bajameve me krimba, se ato nuk ja blejmë dot!

/gazetatema.net/

Etiketa: bajamet me krimbaflamujtë e Nerënxitkështjella e Ali Pashëskryetar bashkieMero BazeNikollaq Nerënxipatalogjikëporto palermo

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Shkodër/ Sekuestrohet heroinë, arrestohet çifti shkodran

Shkodër/ Sekuestrohet heroinë, arrestohet çifti shkodran

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com