• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për Evropën, 2015-a viti më vdekjeprurës nga terrorizmi

13:00 | 13/04/2016
në Bota
0

Terrorizmi u bë më i frikshëm e më i afërt për Evropën, kur militantë të grupit Shteti Islamik lanë të vrarë 130 njerëz nëntorin e vitit 2015 në Paris. Në atë kohë, francezët ende flisinin për sulmin e janarit të atij viti në gazetën satirike franceze “Charlie Hebdo”, ku dy vëllezër, që thonin se i takonin grupit terrorist Al-Qaeda, vranë 11 njerëz.

Pastaj, 2016-a veçse rriti frikën e panikun në mesin e evropianëve, kur persona të tjerë, të identifikuar si pjesëtarë të Shtetit Islamik, kryen sulme terroriste në aeroportin dhe stacionin e metrosë në Bruksel. Edhe këtu mbetën të vrarë 32 njerëz.

Lexo edhe

Do plotësohet amaneti i familjes, trupi i Berlusconit pritet të… –

Armët që Kina po dërgon në Rusi po ‘trembin’ BE-në dhe SHBA-në

WhatsApp mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar

Dyshohet se vëllezërit Khalid dhe Brahim el-Bakraoui realizuan sulmet vetëvrasëse më 22 mars në kryeqytetin belg.

Ndërsa Mohamed Abrini e ka pranuar se është bombarduesi i tretë që është kapur nga kamerat e sigurisë në aeroportin e Brukselit, por që ka ikur pa e hedhur veten në erë.

Mediat franceze kanë cituar një burim të inteligjencës të ketë thënë se edhe ‘vende të tjera’ evropiane, përveç Belgjikës, ishin në planet e sulmuesve dhe se Britania e Madhe ishte përmendur si cak i mundshëm për sulme.

Gazeta e përditshme britanike “Independent” citon prokurorët belgë të kenë thënë se Abrini e ka pranuar se grupi ishte duke planifikuar edhe sulme të tjera në Francë. Një deklaratë e hetuesisë thotë se më vonë ata kishin vendosur ta sulmonin Belgjikën në vend të Francës, sepse ishin ‘habitur’ me shpejtësinë e hetimeve të policisë.

“Independent” shkruan se ata kishin dashur që sulmi të përkonte me kampionatin evropian të futbollit, që pritet të nisë në Francë më 10 korrik, me shpresën që autoritetet do të frikësoheshin e do ta anulonin këtë garë të njohur.

Ndërkohë, i dyshuari kryesor për sulmet e nëntorit në Paris mbetet Salah Abdeslami. Muajin e kaluar, katër ditë para sulmeve të Brukselit, ai u arrestua nga policia belge dhe tani po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në qytetin Bruges në Belgjikë.

Duke komentuar sjelljen e tij në burg, mediat belge citojnë gardianët e burgut të kenë thënë se Abdeslam është shembull për të burgosurit e tjerë, duke lavdëruar sjelljen e tij prapa grilave. Ai tani kontrollohet çdo shtatë minuta, në pritje të ekstradimit të tij në Francë.

Sipas gazetës britanike “The Times”, nëse Abdeslam shpallet fajtor në Francë për organizim të sulmeve të Parisit, ai rrezikon burgim të përjetshëm.

E përditshmja britanike “Daily Telegraph” e quan vitin 2015 si më vdekjeprurësin në Evropë në më shumë se një dekadë, me të shtënat që janë zëvendësuar me sulmet me bombë, duke e konsideruar këtë si kërcënimin më të madh për Perëndimin.

Kjo e përditshme thirret në raportin e “Grupit për Vlerësimin e Rreziqeve”, sipas së cilit terroristët tashmë synojnë sulme ndaj civilëve dhe tubimeve publike në Perëndim. Hulumtimi thotë se që nga viti 2013, tani shihet një rritje në shkallën globale të rrezikut nga terrorizmi, me 18 vende që preken nga rritja e kësaj shkalle të nivelit të rrezikut, përfshirë Belgjikën dhe Suedinë./ REL

Të Lidhura

Do plotësohet amaneti i familjes, trupi i Berlusconit pritet të… –

Do plotësohet amaneti i familjes, trupi i Berlusconit pritet të… –

nga 27
16:52 | 14/06/2023
0

Arkivoli me trupin e Silvio Berlusconit arriti në katedralen në Milano pak pas orës 15:00 dhe vetura në të cilën...

Armët që Kina po dërgon në Rusi po ‘trembin’ BE-në dhe SHBA-në

Armët që Kina po dërgon në Rusi po ‘trembin’ BE-në dhe SHBA-në

nga 27
22:05 | 09/03/2023
0

Kina do të thellojë bashkëpunimin e saj me Rusinë në përpjekje për të sfiduar Shtetet e Bashkuara megjithë dënimin ndërkombëtar...

WhtasApp përditësohet me risinë origjinale

WhatsApp mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar

nga 27
20:13 | 09/03/2023
0

Rrjeti social i komunikimit WhatsApp mund të ndalohet së funksionuari në Mbretërinë e Bashkuar. Paralajmërimi është dhënë nga kreu i...

Futbolli shqiptar në zi, humb jetën talenti 16-vjeçar

Shuhet astrologia e mirënjohur

nga 27
20:07 | 09/03/2023
0

Astrologia më e famshme në  Britani, Meg Mistikja, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Parashikimet e astrologes janë ndjekur nga...

Para
Ministri britanik pranon se ka shkuar me një prostitutë

Ministri britanik pranon se ka shkuar me një prostitutë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vdes punëtori, i bien qeramikat në kokë –

Vdes punëtori, i bien qeramikat në kokë –

21:55 | 30/09/2023
Video erotike e Luanës në internet? Reagon këngëtarja –

Video erotike e Luanës në internet? Reagon këngëtarja –

21:51 | 30/09/2023
Liverpool humb përballë Tottenham me 2 lojtarë më pak –

Liverpool humb përballë Tottenham me 2 lojtarë më pak –

21:27 | 30/09/2023
Duka përkrah Infantinos në 100-vjetorin e anëtarësimit të… –

Duka përkrah Infantinos në 100-vjetorin e anëtarësimit të… –

21:15 | 30/09/2023
Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri –

Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri –

21:07 | 30/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Vdes punëtori, i bien qeramikat në kokë –
  • Video erotike e Luanës në internet? Reagon këngëtarja –
  • Liverpool humb përballë Tottenham me 2 lojtarë më pak –
  • Duka përkrah Infantinos në 100-vjetorin e anëtarësimit të… –
  • Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri –
  • Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vdes punëtori, i bien qeramikat në kokë –
  • Video erotike e Luanës në internet? Reagon këngëtarja –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com