Për ata që i përdorin gjenitalet veç për në banjë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për ata që i përdorin gjenitalet veç për në banjë

13:13 | 18/04/2020
në Kryesore
0

Nga Kozeta Kurti

Si jeni? Mirë? Si po ju shkon karantina? Ju është bërë ëndrra realitet ë? Keni më shumë kohë se kurrë për t’u marrë me tjetrin! Shumë mirë, se mezi shtyhen këto kohë pa kafe e lloqe vërdallë. Pa hë, më thoni pak, si u habitët, çuditët, llomotitët, mrekulluat, shfrenuat fantazinë, shatë, mallkuat, kur ju mbërriti në celular ajo videoja intime e asaj vajzës që e bëtë sikur kishte kryer seks te stacioni i trenit a autobusit dhe kishte meruar mijëra njerëz… Krim është! Juve veglat tuaja i përdorni veç për të zbrazur atë që ju mban fshikëza dhe zorrët. Ju që shtratin, divanin, kolltukun, sediljet e makinave, banjot e klubeve të natës i përdorni kryesisht për të hekurosur rrobat, do keni vënë duart në kokë, do keni shkulur flokët nga marazi e do keni klithur të lebetitur: O Zot, ku po shkon kjo botë? Apo i shkulët flokët nga marazi, se thellë brenda vetes keni ëndërruar miliona herë të jeni në vendin  e atyre të dyve?

Nuk është kjo arsyeja? A prit! Juve ju dogji ankthi dhe kurioziteti për nderin dhe moralin?  A ishin të martuar,  a ja kishte dredhur kush kujt? Këtu keni shumë të drejtë, se ju keni gjithë atë siguri për gratë dhe burrat, partnerët a partneret  që keni nëpër shtëpia. Juve s’ka se si t’ju shkojë nëpër mend që ai a ajo ju gënjen për vendndodhjen, nuk ka fare dëshirë të kthehet në shtëpi tek ju, sepse u dukeni të mërzitshëm… Që të kuptohemi drejt, s’po e mbështes a promovoj këtë situatën, por po pranoj atë që e di se ndodh e nuk fshihem pas gishtit ta mohoj. Shkëmbimi i lëngjeve të trupit është i fundit shqetësim. Nëse dikush tjetër ka pushtuar mendjen, vëmendjen dhe kohën që mëtojmë se na përket neve, pesë, dhjetë a pesëmbëdhjetë minutat e aktit janë thjesht vetëm disa minuta më shumë.

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Prit! Mbase ja futa kot! Ndoshta juve keni ndjerë keqardhje dhe keni sharë e mallkuar atë burrin…plehrën që ja nxorri dhe shpërndau videon. Po, mund të ketë qenë kështu, por plehra mund të ketë qenë edhe secili prej jush, nesh, që në një rrethanë të caktuar, i ka rënë në dorë celulari i atij fatkeqit. Sidoqoftë, kushdo që e shpërndau e për më tepër edhe publikisht, është edhe më mbeturinë se ai që e bëri për herë të parë.

Tani bëni një gjë me mend, se aty nëpër shtëpi, nuk ju sheh e dëgjon askush. Dilni para pasqyrës dhe pyeti veten: ore  ku janë këto burrat e gratë tona, nënat, baballarët, motrat, vëllezërit sa herë thonë se kanë punë e do vonohen? Pastaj pyeteni prapë: ore e hanë këta të shkretë e këto të shkreta sa herë u themi: kam punë e do vonohem?

Dhe mos harroni të qëndroni me ankth e me gishtërinjtë e ngritur drejt qiellit që ajo që keni bërë brenda, të mos ju dalë jashtë një  ditë! Iku kjo tani! Gjeni ndonjë gjah tjetër se karantina do zgjasë edhe ca. Nuk shtyhet pa ngrënë bukën tonë e pa bërë davanë e tjetrit!

Etiketa: burrat e gratëKozeta Kurtikrimopinioni publikvideo intime

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para
Qytetarët në Tiranë duartrokasin mjekët dhe infermierët që po përballen me koronavirusin (Film)

Ka nisur “shtetrrethimi”. Shqiptarët, delet e Ramës që dalin gjatë javës, por në fundjavë janë në “arrest shtëpie”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com