Pendohem që u ktheva në Shqipëri, në shpirtin tim ka vetëm mërzi, zi, vrasje shprese… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pendohem që u ktheva në Shqipëri, në shpirtin tim ka vetëm mërzi, zi, vrasje shprese…

21:52 | 27/02/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Arber Çepani

Këto muaj, këto javë, këto ditë…kanë qënë shumë të vështira për mua dhe familjen time! Që nga momenti që vendosa të kthehesha në Shqipëri për të investuar gjithçka kisha në vendin tim të origjinës, e kam bërë me dëshirën dhe ëndrrën për t’u rritur me vendin tim, në vendin tim. Pavarsisht vështirësive të shumta, pavarsisht brryleve, pavarsisht demoralizimeve, pasioni dhe dashuria për atë ç’ka bëj, më mbush me energjinë për të shikuar përpara! Por asnjëherë nuk do ta kisha menduar se një ditë do isha penduar aq shumë që u ktheva…

Asnjëherë nuk do ta kisha menduar se një ditë do më ishte neveritur vendi im… Dhe sot e urrej veten, që këtë vend të bekuar nga Perëndia, më duhet ta shoh si mallkim, jo për faj të tij por për faj të atyre që luajnë me fatet e njerëzve! Më vjen të ulëras, për veten, për vendin tim, për ata që kam afër, se pse jemi katandisur kështu…. Nëse do gërrmonit brenda shpirtit tim do gjenit vetëm mërzi, zi, vrasje shprese…

Read more

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Kam duruar shumë që të mos flas e të mos shprehem në gjaknxehtësi e sipër… Pas gati një dekade që i dedikohem me mish e me shpirt, ngritjes së një biznesi social-kulturor në mbrotje të trashëgimisë tonë materiale siç është “Komiteti”, pas gati një dekade që i paguaj shtetit shqiptar me miliona lekë taksa pa marrë asgjë në këmbim, pas gati një dekade ku me aq mundësi sa kemi patur, kemi punësuar me dhjetra të rinj që shteti nuk ishte i aftë t’u siguronte një punë, ky shtet ma shperblen në mënyrën më naziste të mundshme, duke më vendosur gjobën më të lartë që një Bar Kafe mund të ketë pësuar që nga 91′! Duket si shaka kur e thua… mundohesh me të gjitha mënyrat të besosh se e gjithë kjo situatë është një ëndërr e keqe… Sepse vetëm në një ëndërr të keqe, një i ri që është kthyer dhe ka investuar në vendin e tij , mund të zgjohet me një gjobë 40 milionë lekë të vjetra! 40 milionë lekë të vjetra! 40 milion lekë të vjetra!

Në gati një dekadë pune të përditshme asnjëherë nuk i kam parë bashkë 40 milionë lekë! Një shifër e vendosur në shkelje të çdo proçedure të mundshme ligjore! Kjo vetëm sepse “UNË FOLA”! Kjo vetëm sepse në Shqipërinë tonë nuk duhet të ekzistojnë njerëz të lirë, që flasim dhe mendojnë si njerëz të lirë! Ata që janë të veshur me kostumin e pushtetit duan të shohin vetëm njerëz të nënshtruar! Duan të shohin vetëm njerëz në kufijtë e mbijetesës! Vetëm kështu ata mund të sundojnë të qetë! 40 milionë lekë të vjetra, që unë të jem buzë gremine dhe të mos kem më as kohën dhe as terezinë për të vazhduar për të ëndërruar!!

Por a e dini çfarë o zoterinj të dashur?! Deri në frymarrjen time të fundit unë do vazhdoj të ëndërroj! Deri në frymarrjen time të fundit unë do vazhdoj të luftoj! Nuk mund të shtypni ëndrrat e dikujt, as duke e kërcënuar me 40 milionë lekë! Nëse doni të kaloni mbi ëndrrat e mia që janë ëndrrat e çdo shqiptari të lirë, duhet të kaloni mbi kufomën time, se rrugë tjetër nuk keni! Nëse mendonit se do tërhiqesha…

Ok pra po jua them: “Shfaqja sapo ka nisur”! Dhe kjo nuk do jetë më lufta ime personale! Kjo do jetë lufta e çdo shqiptari që punon me ndershmëri dhe përdhunohet nga sistemi! Kjo do jetë lufta e çdo sipërmarrësi, që sot po mbijeton në klimën më të keqe të biznesit në Evropë! Kjo do jetë lufta e çdo shqiptari që është shtypur dhe nuk ka patur mundësinë të flasë! Kjo nuk do jetë vetëm lufta ime të jeni të sigurt! Shihemi në Gjykatë! Gjithësecili prej jush që ka abuzuar me ligjin do përgjigjet para ligjit! Besa besës!

Etiketa: arber cepanigjobe

Të Lidhura

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

nga 27
17:53 | 16/03/2026
0

Kompania Sigal e Avni Ponarit zotëron shumicën e tregut të sigurimit dhe e ruan këtë monopol përmes AMF dhe Autoritetit...

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

nga 27
17:07 | 16/03/2026
0

Nga Boldnews.al Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin për sekuestrimin e disa pajisjeve kompjuterike të kompanisë “Gogel”, në pronësi të Arbër...

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

nga 27
16:51 | 16/03/2026
0

Partia Demokratike nuk do të marrë nesër pjesë në seancën plenare. Reagim për shtyp i kryetarit të grupit parlamentar të...

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

nga 27
16:35 | 16/03/2026
0

Më 26 shkurt, Komisioni Evropian i paraqiti vendeve anëtare Raportin e Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme, IBAR, për grupkapitullin e...

Para
Basha pas takimit me delegacionin e PE: Rama ka shkatërruar demokracinë, miqtë tanë do e kuptojnë

Basha pas takimit me delegacionin e PE: Rama ka shkatërruar demokracinë, miqtë tanë do e kuptojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

17:53 | 16/03/2026
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026
Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

16:35 | 16/03/2026
Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

15:27 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –
  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com