Një 48 vjeçar ka humbur në liqenin e Butrintit pasi është përmbytur varka në të cilën po peshkonte. 48-vjeçari nga Ksamili me inicialet E.Sh. ka humbur pasi varka është përmbytur gjatë kohës kur po peshkonte bashkë me të birin 18-vjeçar i cili ka arritur të shpëtojë. Polica e Sarandës njoftoi se varka ka marrë ujë kur dy personat po mblidhinin rrjetat e peshkimit dhe shkak i mbytjes ka qenë moti i keq. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Sarandë po punojnë për gjetjen e trupit të këtij shtetasi si dhe janë njoftuar Shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, të bashkëpunojnë për gjetjen e tij.