Një pemë e madhe dhe e lartë është rrëzuar në Shkodër duke zënë poshtë një furgon pasagjerësh.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘’Rus’’ duke rrezikuar dhe jetën e kalimtarëve të rastit.
Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të plagosur ndërsa nuk dihet shkaku i rënies së pemës.