Në burgun e Shën Kollit në Lezhë është kapur një pëllumb, i cili kishte futur drogë në ambientet e burgut.
Burime nga policia bëjnë të ditur se pëllumbi mbante në qafë 3 qese të vogla me rreth 30-45 gram e dyshuar si lëndë narkotike.
Menjëherë pasi u konstatua ky rast është njoftuar policia dhe SHKB për hetim të mëtejshëm.