Pëllumb Beta dhe Odhise Bresha janë për në SPAK, Dritan Agolli u jep 6 miliardë lekë për parkim nëntokësor në Vlorë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pëllumb Beta dhe Odhise Bresha janë për në SPAK, Dritan Agolli u jep 6 miliardë lekë për parkim nëntokësor në Vlorë –

11:54 | 27/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë –

refuzohet shtrëngimi i duarve –

Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve –

Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’… –

Odhise Bresha dhe Pëllumb Beta bëjnë goditjen e radhës me një tender afro 6 miliard lekë të mundësuar nga Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).
Drejtori ka përdorur metodën e zakonshme për të favorizuar dy kartat e vjetra të korrupsionit. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, kështu e klasifikon tenderin Open Data Albania.

Procedura mban një “Flamur të kuq” që sinjalizon riskun e korrupsionit.

Më konkretisht, ky tender ka si objekt “Ndërtimi i nyjeve multimodale të mobilitetit, Rajoni 3&4: Ndërtim i godinës së parkimit nëntokësor dhe i parkut shplodhës,Vlorë”.

Projekti i financuar nga buxheti i shtetit e ka Fondin Limit 509,044,650 lekë pa TVSH.  Nga data 2 dhjetor 2025 deri më 18 dhjetor u la afati për dorëzimin e dokumenteve dhe në 21 janar 2026 u shpall me shpejtësi fituesi.

Megjithëse morën pjesë 25 operatorë dhe bashkime firmash konkurrenca u eliminua qysh në fillim duke mënjanuar ofertat më të ulëta. Sipas dokumenteve, komisioni i vlerësimit i FSHZH ka skualifikuar nga gara 14 operatorë ekonomikë.

Megjithëse në kriteret e përgjedhjes është kryesore “oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në kosto”, komisioni i është shmangur detyrës së tij, duke favorizuar propozimin më të shtrenjtë.

Fituese u shpall kompania ALB-BUILDING shpk me ofertën 424,939,217.34 lekë pa tvsh, por kjo nuk ishte vlera më e ulët.

Kështu, operatori ekonomik GJIKURIA shpk ka bërë ofertën 401,957,701.60 lekë pa tvsh. Ndërsa bashkimi i kompanive “SHKELQIMI 07” shpk & GRAND KONSTRUKSION M shpk, u afrua me vlerën 411,000,000.00 lekë pa tvsh.

Ofertë të përafërt me fituesin, por pak më të ulët ka bërë “2 T shpk” me vlerën 422,750,836.89 lekë pa tvsh. Kurse bashkimi i operatorëve L.T.E CONSTRUCTION shpk & ZEQILLARI CONSTRUCTION shpk konkurronte me vlerën 382,304,188.34 lekë pa tvsh.

Ofertë më të ulët ka bërë edhe “SALILLARI” shpk me vlerë 418,580,000.27 lekë pa tvsh

Ofertë ekonomike ka bërë edhe “ARKONSTUDIO” shpk me vlerë 355,897,780.94 lekë pa tvsh. Po ashtu, kompania “Shendelli” shpk, me vlerën 383,831,145.00 lekë pa tvsh.

Në këtë linjë është edhe “LLAZO” shpk me vlerën 359,812,907.00 lekë pa tvsh.

Edhe operatori “EURONDERTIMI” 2000 shpk ka ofertë më të ulët: 392,513,990.00 lekë pa tvsh.

Gjithashtu operatori ekonomik “PEPA GROUP GROUP” shpk ka ofruar vlerën 358,696,015.60 lekë pa tvsh

Edhe bashkimi i firmave “BEAN” shpk & “J O G I” shpk & MEHILLAJ shpk ka shifër më të ulët se sa ajo fituese: 350,284,386.06 lekë pa tvsh

Ndërsa BOE “BE – IS” shpk & ERGI shpk ka prezantuar ofertën 411,840,482.61 lekë pa tvsh.

BOE AGI KONS shpk & “C O L O M B O” shpk bëri propozimin me vlerë 365,309,097.76 lekë pa tvsh. Në këtë nivel është edhe propozimi i kompanisë “INERTI” shpk.

Po ashtu më të ulëta janë edhe 3 ofertat e fundit: operatori ekonomik “ED KONSTRUKSION” shpk, 410,982,709.28 lekë pa tvsh; VELLEZERIT HYSA shpk,398,240,805.15 lekë pa tvsh; BOE “ALBA KONSTRUKSION” shpk & “O.B.KONSTRUKSION” shpk & “ZENIT& CO” shpk me vlerë 418,603,667.76 lekë pa tvsh.

Megjithatë, Dritan Agolli sic duket e ka paracaktuar fituesin “ALB-BUILDING” shpk me pronarë Pëllumb Beta dhe Odhise Bresha.

Beta dhe Bresha, të kapur në pastrim parash

Emri i tyre lidhet me pastrimin e parave, tendera me fitues të paracaktuar, punime pa cilësi dhe mashtrim në zbatimin e kontratave publike. Odhise Bresha dhe Pëllumb Beta, bashkëpronarë kompanisë “Alb Building” shpk, janë gjobitur edhe nga Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave.

Përfitimet më të mëdha Beta dhe Bresha i kanë pasur nga koncesonet dhe zhvatja e pasurisë shtetërore. Një nga këto operacione korrupsioni është likuidimi i rafinerisë së Cerrikut dhe marrja e truallit për pallate.

Më datë 17 shkurt 2025 është publikuar procedura “Ankand i hapur”, me objekt “Shitje të pasurive të Shoqërisë në Cërrik”, me sipërfaqe totale 48 150 m2, në pronësi të “PETROL ALBA” SHA në likujdim”, me vlerë fillestare 31.266.135 lekë. Ankandi është zhvilluar në 12 mars 2025.

Ankandi u denoncua edhe në KPP pasi drejtori i ministrit Blendi Gonxhe favorizoi padrejtësisht kompaninë e Pëllumb Betës dhe Odhise Breshës.

Përmes kompanisë “Alb Building” shpk Odhise Bresha dhe Pëllumb Beta kontrollojnë një kartel kompanish me aktivitet të dyshimtë si dhe tre koncensione: HEC-in mbi Lumin Seta, hidrocentralet Orgjost i Ri, Bele 1 dhe 2, Topojan 1 dhe 2. Dyshja Odhise Bresha dhe Pëllumb Beta janë aksionerë edhe në kompaninë Copri Construction Enterprises W.L.L & Alb Building, e skeduar për pastrim parash dhe devijimin e parave të tenderave korruptivë.

Në nëntor të vitit 2022, kompania “Alb Building” shpk është shpallur fituese e tenderit me vlerë 22 milionë euro për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, (Faza 1). Tenderi është firmosur nga ish kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, i arrestuar me kërkesë të SPAK që në mars 2024 për korrupsion me tenderat dhe pastrim parash.

Muajin e kaluar, një çarje është konstatuar në lotin e dytë të rrugës Qafë Plloçë–Qukës, në afërsi të kthesës së fshatit Trebinjë, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Edhe ky segment që ka pësuar çarje është ndërtuar nga kompania Alb Building e dyshes Bresha-Beta, e kontraktuar nga kompania Combain Group.

Kompania “Alb Building” dyshohet se ka abuzuar me cilësinë e punimeve si dhe ka kryer punë fiktive duke plotësuar situacione false, me qëllim përvetësimin e parave publike. Çarja është prova e abuzimit me cilësinë e ndërtimit të saj.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë –

Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë –

nga 27
09:36 | 01/05/2026
0

Bashkimi Evropian ka vendosur të ndalojë përkohësisht disbursimin e fondeve për Serbinë në kuadër të Planit Evropian të Zhvillimit, për...

refuzohet shtrëngimi i duarve –

refuzohet shtrëngimi i duarve –

nga 27
09:20 | 01/05/2026
0

Momente të forta tensioni kanë shoqëruar punimet e Kongresit të 76-të të FIFA, i zhvilluar në Vancouver, ku përplasjet politike...

Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve –

Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve –

nga 27
08:58 | 01/05/2026
0

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka njoftuar organizimin e një proteste paqësore këtë të premte, më 1 maj...

Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’… –

Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’… –

nga 27
08:54 | 01/05/2026
0

Monika Kryemadhi foli për dosjen e CEZ-DIA, ku e cilësoi procesin të inicuar nga Lulzim Basha i cili financoi dhe një...

Para
Shërbeu me dinjitet dhe humanizëm! –

Shërbeu me dinjitet dhe humanizëm! -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë –

Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë –

09:36 | 01/05/2026
refuzohet shtrëngimi i duarve –

refuzohet shtrëngimi i duarve –

09:20 | 01/05/2026
Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve –

Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve –

08:58 | 01/05/2026
Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’… –

Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’… –

08:54 | 01/05/2026
39% e punonjësve shqiptarë nuk shtyjnë dot as muajin, rekord në Europë –

39% e punonjësve shqiptarë nuk shtyjnë dot as muajin, rekord në Europë –

08:18 | 01/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë –
  • refuzohet shtrëngimi i duarve –
  • Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve –
  • Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’… –
  • 39% e punonjësve shqiptarë nuk shtyjnë dot as muajin, rekord në Europë –
  • Do tërheq trupat ushtarake se nuk na ndihmuan në Iran –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë –
  • refuzohet shtrëngimi i duarve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com