U humbën shumë penallti gjatë supersfidës së djeshme Gjermani-Itali, por një ndër më qesharaket ishte ajo e Pelle-s.
Ajo penallti tërhoqi vemendjen e mediave jo vetëm për mënyrën si u ekzekutua por edhe për gjestin e tij para gjuajtjes në drejtim të Neuer.
Humbja e penalltisë nga Pelle hoqi mundësinë për “axurrët” që të thellonin avantazhin.
Por menjëherë sulmuesi Pelle ka kërkuar falje: “Më vjen keq, i kërkoj falje Italisë, njerëzve që më duan dhe juve. Nuk doja të ofendoja Neuer-in. Në fund të ndeshjes erdhi tek unë dhe më tha që je një lojtar i madh. Ju betohem, nuk dua të bëj interesantin, por vetëm se ai lëvizte shumë. Qëllimi im ishte që ta mbaja në qendër pa lëvizur, jo duke e provokuar. Në fakt, kur je në ato fragmente, ka adrenalinë të lartë aq sa edhe ai nuk e kuptoi, u pamë në sy dhe…”