Peleshi ultimatum kryetarëve të bashkive dhe FA: Mos të flenë gjumë se flakët marrin malet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Peleshi ultimatum kryetarëve të bashkive dhe FA: Mos të flenë gjumë se flakët marrin malet

21:42 | 06/07/2022
në Shqiperi
0

Në një deklaratë për mediat, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nga Erseka ka folur pëe për prezencën e disa vatrave të zjarrit në vend, por edhe për mënyrën sesi do të menaxhohen rastet në vijim të sezonit veror. Peleshi ka qenë i prerë duke bërë me dije se Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkitë e vendit nuk do të marrin pushime gjatë verës, pasi do të jenë gjatë gjithë kohës në punë për të shmangur përkeqësimin e situatës me zjarret.

“Po hyjmë në ditët e  nxehta të verës dhe ashtu siç e kemi paralajmëruar fatkeqësisht do të jetë një verë po aq e nxehtë sa vera e vitit të kaluar, në mos më e nxehtë se vitin e kaluar, po ripërsëris apelin në radhë të parë ndaj komuniteteve dhe njësive vendore pasi ato janë përgjegjëse për të ruajtur dhe administruar territorin e tyre. Ka shumë rëndësi që të sinjalizojnë në kohë, bashkitë, shërbimin zjarrfikës sepse aty ku bashkitë apo komunitetet vendore kryepleqtë e fshatrave janë më bashkëpunues nuk kemi zjarre të mëdha sepse sinjalizohen në kohë. Aty ku flenë gjumë e dini si përfundon historia, kur flakët marrin malin kërkojnë helikopter. Ju bëj apel të gjithë kryetarëve të bashkive të jenë në krye të detyrës, nuk ka pushime për ketë vit për kryetarët e bashkive, as për forcat e armatosura as për ministrinë e mbrojtjes”, tha Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes ka pranuar se është një vatër aktive zjarri në Krujë, për të cilën theksoi se po punohet me mbi 60 forca, por që në gatishmëri janë edhe forcat ajrore nëse flakët avancojnë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Treçereku i vatrave të zjarrit janë fikur me ndihmën e bashkisë, zjarrfikësve dhe forcave të armatosura. Për momentin kemi një vatër serioze në Krujë, aty kanë shkuar 60 forca. Po punohet për të prerë një perimetër të gjatë të zjarrit që është krijuar nga era. I kemi marrë të gjitha masat, forca jonë ajrore, mekanizmi europian i mbrojtjes civile, marrëdhëniet bilaterale me vendet fqinje i kemi të aktivizuara për tu gjetur në momentin e duhur.  Forcat e armatosura janë hallkat e fundit nëse dështojnë bashkitë pra të gjitha hallkat, por s’mund të jetë kështu si funksionon deri tani, nuk mund të them që s’ka përgjegjshmëri nga kryetarët e bashkive por duhet dhe organizimi i tyre”, deklaroi Peleshi.

Më tej ai shtoi se forcave zjarrfikëse u janë shtuar dy javë më parë 16 mjete të reja zjarrfikëse, por do të aktivizohet së shpejti edhe një projekt prej 30 milionë euro me done të Gjermanisë.

“Asnjë zjarr nuk merr përmasa të mëdha nëse ndërhyhet në kohë. Kur ndodhin emergjenca dhe fatkeqësi natyrore ndonjëherë dorëzohen edhe shtetet më të mëdha. E rëndësishme është të shmangim ato që mundet. Është e vërtetë që kanë nevojë për mjete por ne kemi shpërndarë për bashkitë 10 mil dollarë këtë vit për bashkitë për emergjencat civile. Para 2 javësh janë shpërndarë 16 mjete zjarrfikëse që janë mundësuar nga TAP për te gjitha bashkitë . Një program 30 milionë euro financuar nga qeveria gjermane do të aktivizohet së shpejti. Kur je në pikun e zjarreve nuk mjaftojnë kapacitetet që kanë shtetet, mekanizmi europian funksionon për BE dhe partnerët”, shtoi ministri më tej.

 

Etiketa: bashkiveForcat e ArmatosuragjumëkryetaretNiko Peleshiultimatum

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Incident në protestën e Shkupit, Mickoski: Ky është personi që donte të më vriste

Incident në protestën e Shkupit, Mickoski: Ky është personi që donte të më vriste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

23:10 | 23/12/2025
Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

22:36 | 23/12/2025
Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

22:22 | 23/12/2025
“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

22:10 | 23/12/2025
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

21:52 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –
  • Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –
  • “Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –
  • Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –
  • Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com