Peleshi falsifikoi firmat, do ta ankimojmë në Kushtetuese – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Peleshi falsifikoi firmat, do ta ankimojmë në Kushtetuese –

16:32 | 12/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale –

Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD –

Atentati/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës –

Atentati në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit, viktima 66 vjeç –

Pas zgjedhjes së Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Sipas Bardhit, Peleshi ka keqpërdorur firmat e deputetëve të opozitës që ishin tërhequr nga procesi i votimit, duke i përdorur ato për të kaluar kandidaturën e Shabanit. Ai e cilësoi këtë si një veprim jashtë çdo norme ligjore dhe paralajmëroi një kallëzim penal ndaj Peleshit dhe çdo zyrtari tjetër të përfshirë në këtë proces.

Postimi i Bardhit:

Nëpërmjet falsifikimit të akteve parlamentare, Niko Peleshi i paraqiti dje Kuvendit të Shqipërisë për votim si kandidat të rrejshëm për Avokat të Popullit një njeri që nuk kishte mbështetjen me firmë të vlefshme të asnjë deputeti të vetëm, jo më të 28 deputetëve siç ligji kërkon për hedhjen në votim. Pikërisht duke shpërdoruar detyrën, Kryetari i Kuvendit përmbushi ambicien e sëmurë të Edi Ramës për të kapur çdo pushtet, përfshirë institucionin e fundit kushtetues që nuk ishte nën kontrollin e qeverisë.

Mirëpo këtë herë Kryetari i Kuvendit ka tejkaluat çdo limit, duke keqpërdorur firmat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që ishin tërhequr nga propozimi i projektvendimit përkatës. Askush nuk mund të përdor jashtë vullnetit të tyre nënshkrimet/propozimet e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Prandaj sot, kam autorizuar menjëherë ekipin ligjor të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që të përgatisë kallëzim penal për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim të dokumenteve” parlamentare në bashkëpunim për Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin, dhe çdokënd tjetër që ka rol në këtë akt të paprecedent të Kuvendit. Ndërkohë që do të kërkoj nga grupi parlamentar autorizimin përkatës për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të verifikuar zgjedhjen e Avokatit të Popullit përmes një procedure parlamentare tërësisht të paligjshme.

Grupi Parlamentar i PD ka qenë dhe mbetet i vendosur që zgjedhja e organeve kushtetuese duhet të bëhet sipas një procedure transparente, gjithëpërfshirëse dhe që garanton pavarësinë e këtyre institucioneve, sikurse Raport Progresi i Komisionit Europian nënvizon. Vetëm kështu Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian. Përndryshe provohet se kemi kaluar edhe zyrtarisht në një parti-shtet!

Të Lidhura

Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale –

Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale –

nga 27
23:26 | 07/05/2026
0

Këtë të enjte u luajtën ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Europa League. Pas humbjes 2-1 në takimin e parë ndaj...

Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD –

Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD –

nga 27
22:58 | 07/05/2026
0

Ish-kandidati për deputet i PD në listën e hapur të qarkut Durrës në zgjedhjet e 11 majit, u shpreh gjatë...

Atentati/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës –

Atentati/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës –

nga 27
22:42 | 07/05/2026
0

Viktima Rexhep Ismaili, i cili u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e sotme, është kryetar i shoqatës “Çamëria” dega...

Atentati në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit, viktima 66 vjeç –

Atentati në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit, viktima 66 vjeç –

nga 27
22:32 | 07/05/2026
0

Ky që shihni në foto është Rexhep Ismaili, 66-vjeçari që u vra me plumb në kokë mbrëmjen e sotme në...

Para
Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP –

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale –

Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale –

23:26 | 07/05/2026
Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD –

Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD –

22:58 | 07/05/2026
Atentati/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës –

Atentati/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës –

22:42 | 07/05/2026
Atentati në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit, viktima 66 vjeç –

Atentati në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit, viktima 66 vjeç –

22:32 | 07/05/2026
Sulm me thika në oborrin e një mobilerie në Nikël, plagosen 2 vëllezërit, në kërkim autorët –

Sulm me thika në oborrin e një mobilerie në Nikël, plagosen 2 vëllezërit, në kërkim autorët –

21:52 | 07/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale –
  • Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD –
  • Atentati/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës –
  • Atentati në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit, viktima 66 vjeç –
  • Sulm me thika në oborrin e një mobilerie në Nikël, plagosen 2 vëllezërit, në kërkim autorët –
  • Grushti i fortë e hodhi në tokë/ Zbardhet dinamika e sherrit mes Tchouameni dhe Valverde –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale –
  • Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com