Një ngjarje e pazakontë ka tronditur besimtarët e ndodhur në Mekë. Një burrë bëri vetëvrasje, vetëm disa metra larg Qabes, brenda xhamisë së Madhe të Mekës, duke u hedhur nga kati i tretë.
Sipas mediave vendore i riu ishte një qytetar 26 vjeçar francez, i cili ishte konvertuar në Islam.
Autoritetet po hetojnë motivin e vetëvrasjes dhe po marrin parasysh, nëse ka pasur shkelje të sigurisë.
Më parë, në shkurt të vitit 2017, një burrë u përpoq të vriste veten brenda kompleksit të Qabesë së Shenjtë, por u pengua nga rojet.