Pedonalet e Rilindjes Urbane dhe bashkëjetesa komunitare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pedonalet e Rilindjes Urbane dhe bashkëjetesa komunitare

11:31 | 02/11/2016
në Opinion
0

Nga Gentian Kaprata – Urbanism & Democracy

“Rilindja Urbane stimulon ekonominë vendore, rrit vlerën e pronës dhe të mjediseve të biznesit të vogël, zhvillon ndjenjën e bashkëjetesës komunitare dhe integron njësi e komunitete që u ndanë e izoluan nga njëri-tjetri për njëzet e kusur vite me radhë.”

Me këto fjalë të radhitura bukur, kryeministri Rama, shoqëroi një video të qendrës së qytetit të Librazhdit që i është nënshtruar projektit kombëtar të Rilindjes Urbane. Projektin e njohin të gjithë, prandaj nuk po ndalem ta përshkruaj. Në fakt, që në fillim, duhet theksuar se qendrat e qyteteve, të prekura nga ky projekt i mundësuar nga 300 milionë euro të buxhetit të shtetit, kanë përmirësuar pamjen.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga qasja formale, ato nuk shfaqen më në mjerim si pjesa tjetër e qytetit dhe kjo në dukshmëri është një gjë e mirë. Mirëpo, nuk është e tillë në një vëzhgim më racional! E parë nga një qasje më përmbajtësore, ky projekt nuk ka influencuar pozitivisht: as “ekonomikisht në shërbim të ekonomisë vendore”; as “për të rritur vlerën e pronës dhe të mjediseve të bisnesit” dhe as nuk “zhvillon ndjenjën e bashkëjetesës komunitare dhe integron njësi e komunitete”. Përkundrazi, këto janë tre aspektet që dëmton më së shumti, nëse anashkalojmë të flasim për dëmin kolosal që ky projekt prodhon në aspektin e autonomisë vendore, për të cilin kemi folur herë të tjera.

Është shumë e vërtetë që çdo investim impakton ekonominë vendore, porse ky lloj investimi ka të njëjtin impakt me çdo lloj investimi tjetër, për të njëjtën vlerë monetare. Pra, është paraja e investuar që impakton dhe jo projekti në vetvete. Përkundazi, një impakt më pozitiv, në ekonominë vendore, do të kishte një projekt që të gjithë komponentët (dizainin, supervizionin, fuqinë punëtore dhe lëndët e para) t’i kishte vendore. Një impakt edhe më pozitiv do të kishte një projekt tjetër që krijonte cikle të përsëritshme të stimulimit në ekonominë lokale. Dhe shembuj mund të kisha sjellë pafund nga infrastruktura inxhinierike, sociale, arsimore apo shëndetësore.

Ajo që nuk kupton dot qeveria është se reagimi i tregut nuk varet nga vullneti qeverisës. Nuk ka vendim qeverie që t’i mbushë mendjen tregut. Për së pari dhe më së shumti tregu i pasurive të paluajshtme përcaktohet nga aftësia blerëse dhe jo nga cilësia e ofertës. Shitjet do të jenë aq sa blerësit kanë mundësi të paguajnë. Mund të ishte ndryshe, nëse ky projekt implementohej vetëm në një qytetet dhe kështu të rriste avantazhet konkuruese të pronave të atij qyteti ndaj qyteteve të tjera, porse nga qasja kombëtare nuk ka asnjë ndyshim. Në të kundërt, ndikon duke avantazhuar pronësitë e zonave qëndrore kundrejt pronësive të pjesës tjetër të të njëjtës njësi vendore.

Është pikërisht ky avantazhim i një blloku ndaj blloqeve të tjera të qytetit që prodhon segregacion social dhe shumë armiq të tjerë të kohezionit social. Në këtë realitet të prodhuar, shumë pak ka mundësi që të “integrohen njësitë e komunitetet” apo të “zhvillohet ndjenja e bashkëjetesës komunitare”! Sepse, nëse qeveria me paratë e të gjithëve “rregullon çatitë” e disave, atëherë ajo që qeveria dhe punët e saj prodhojnë, në dimensionin social, është vetëm pabarazi dhe konflikt ndër grupe që ndërtojnë të njëjtin komunitet vendor. Por edhe një hendek të madh, në dimensionin politik, midis grupeve që nuk përfitojnë nga ky investim dhe qeverisë.

Në fakt, krijimi i një gap-i (hendeku) midis qytetarëve dhe kësaj qeverie është një gjë e mirë në vetvete! Sa më i madh hendeku, aq më shpejt largohet kjo qeveri dhe aq më të mëdha janë shanset që shqiptarët t’i shpëtojnë botëkuptimit antiqytet dhe antikomunitet që ajo mishëron. Sepse, duhet pranuar si e vërtetë absolute që “komunitete u ndanë e izoluan nga njëri-tjetri për njëzet e kusur vite me radhë”, madje edhe familjet fqinje u futën në konflikt! Porse, kjo është merita eksluzive e modelit të fragmentarizuar Rama të administrimit urban të Tiranës. Model, i cili u shpërnda në të gjitha bashkitë e vendit dhe prodhoi një atomizim ekstrem shoqëror të komuniteteve.

Mirëpo, ndarja e qytetarit me qeverinë nuk ka ciklet kohore të një qeverie. Ajo shtrihet shumë gjatë në kohë dhe duhet shumë punë të riparohet. Së bashku me atomizimin social ato çojnë në situata të pashpresa demokracie. Në mosbesim ndaj qeverisë dhe ndaj të njëjtit si ai vetë (fqinjit), çdo individ e pranon politikën vetëm te kafja e lagjes, ku çdo dy vjet e jep votën në këmbim të premtimeve apo përfitime individuale. Prandaj, ky projekt sikurse të gjithë projektet e Rilindjes, jo vetëm nuk ndihmojnë në bashkëjetesën komunitare, por janë dëmtuesit më të mëdhenj të saj. Në të kundërt, stimulimi i vërtetë, është zhvillimi i mbështetur në planifikime gjithëpërfshirëse.

Etiketa: atomizimi socialbashkëjetesa komunitareçatiGentian KapratahendekpedonaletRilindja UrbaneUrbanism & Democracy

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Itali, vrasje makabër në familje/ Polici vret gruan, dy vajzat dhe më pas veten

Itali, vrasje makabër në familje/ Polici vret gruan, dy vajzat dhe më pas veten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com