Pedagogia letër Ramës: Përdorët gjuhën e shantazhit! Fillojeni me mua vettingun – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pedagogia letër Ramës: Përdorët gjuhën e shantazhit! Fillojeni me mua vettingun

18:09 | 20/10/2022
në Uncategorized
0

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Pedagogia e Fakultetit Ekonomik i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama. Manxhari u shpreh se për këtë letër ka marrë shkas nga takimi i kryeministrit me rektorët. Pavarësisht, se Rama e ka mohuar një Vetting për pedagogët, Manxhari tha se pedagogët po protestojnë në mënyrë dinjitoze dhe është shprehur e gatshme që Vettingu të niset nga ajo.

‘LETËR E HAPUR

Prof. Mimoza Manxhari

Për t’i ri-sjellë dinjitet  mësimdhënies.

I nderuar Zoti Kryeministër,

Takimi juaj me drejtues të Institucioneve të Arsimit të Lartë, më nxiti për t’ju drejtuar publikisht dhe adresuar një çështje, që  gërryen  sistemin arsimor në vend.

Protestohet për një pagë dinjitoze dhe u zhvillua një takim, në të cilin mungonte ndjeshmëria njerëzore dhe urtësia e gjetjes së zgjidhjes!

Ndërsa fare mirë mund të dihet se arsimi është veprimtaria me ndikimin më  dominues (i) në zhvillimin e një vendi, (ii) në mirëqënien personale të çdo studenti e (iii)  nëse nuk mirëmenaxhohet dhe në mjerimin e vetë shoqërisë, shpërblimi i merituar i mësuesve mungon e zgjidhjet i lihen protestës!

Çfarë po ndodh me arsimin apo më mirë t’ju them: Çfarë i është bërë mësuesve dhe profesorëve?

Investimet e çfarëdo lloji në arkitekurën e ndërtesave nuk e bën vetvetiu të ditur e të aftë këdo që ulet në  auditorë.

Mësimdhënia është profesioni, që nëse i mungon pasioni zbeh dhe asfikson energjinë e brezit.

Çdo vend i përparuar është bërë i tillë, falë politikave të kujdesshme dhe trajtimit dinjitoz të arsimtarit.

A e dini që paga mesatare e një profesori në sistemin arsimor të Zvicrës është 192.000 USD në vit, ndërkohë që Franca, vendi ku universitetet janë kryesisht institucione publike,  paraqitet me një pagesë mesatare për profesoratin prej 82,000 USD?

Pagesa dinjitoze është një formë, nëpërmjet të cilës shoqëria njeh dhe vlerëson punën e vështirë, plot përkushtim dhe seriozitet në ndihmën e vazhdueshme që ju jepet nxënësve dhe studentëve, nga dita e parë e derisa mbarojnë procesin mësimor.

Shkolla apo fakulteti, nuk do duhet të konsiderohen thjesht dhe vetëm vend pune, ku merret një rrogë. Secili prej nesh, pjesë e kësaj armate të devotshme dijedhënësish, që i  ka qëndruar besnik profesionit dhe studentit, patjetër që meriton të dëgjohet  dhe respektohet, nëpërmjet një pagese të diferencuar.

Janë pagat e ulta dhe jo makutëria, që detyron  një pjesë të mirë tonën, të përfshihet në të tjera aktivitete, për të mundësuar pagesat e domosdoshme të jetës.

Ndjehem e keqardhur, që askush nga pjesëmarrësit e takimit të djeshëm, nuk e ngriti zërin e të kundërshtonte këtë prirje problematike me pasoja që çdo ditë po e shohim: _ Shndrimin e institucioneve arsimore në organizata biznesi!!

Kryeministri, ministrja e arsimit  që vjen nga bota akademike, apo kushdo tjetër që gjendet aty si këshillues  për çështjet e arsimit, do duhej të shfaqnin angazhim konkret në përmirësimin e cilësisë së arsimit e jo të vazhdojnë ta lënë atë pas dore, prej të vetmes arësye,  se përfitimet e investimeve në sistemin arsimor, shihen vetëm në të ardhmen!

Diskutimet për një pagë dinjitoze, nuk do duhej të ishin shqetësim i profesoratit apo i kujtdo në sistemin arsimor, por fakti që jemi këtu, dëshmon nënvlerësimin e vlerës dhe rëndësisë së përmirësimeve që duhen bërë në këtë sektor.

Sukseset  ekonomike  mbresëlënëse të disa vendeve, provojnë qartazi rolin e kapitalit njerëzor në zhvillimin ekonomik. Arsimi është vendi ku përgatitet ky kapital njerëzor.

Sigurisht, mësimi nuk mbaron me shkollimin e kjo, në një pjesë të rëndësishme, nxitet nga pathosi i profesorit.

Ne 30-vitet e fundit politika i ka dhënë vëmendje aspektve ekonomike të kushteve imediate të kërkesës, duke lënë pothuaj jashtë vëmendjes politikat arsimore, të cilat për specifikën e tyre nuk e japin efektin në të tashmen.

E njëjta përqasje vërehet edhe në ditët e sotme e takimi i djeshëm, provoi sa pak dihet e sa shumë përflitet pa të drejtë për arsimin dhe kujtdo që është përfshirë seriozisht në këtë sistem.

Studenti nuk mundet kurrësesi të konsiderohet klient dhe profesori nuk do duhet ta shndërroje dijen në një mall që shitet e blihet!

Një takim, me një kryeministër që foli e shumë të tjerë, që mbajnë postin më të lartë administrativ apo dhe titujt më të respektuar akademik, nuk guxuan të diskutojnë dhe ofronin zgjidhje për çështjen më nevralgjike – pagesën e merituar për profesorin!

Askush nga ata që ishin të pranishëm, nuk ngritën zërin për domosdoshmërinë e ndryshimeve radikale në sistemin arsimor dhe shndrimin e arsimit në një prioritet imediat.

Ju përdorët gjuhën e shantazhit.

Nuk do duhej, por megjithatë unë po ju them:

Fillojeni vetingun me mua Zoti Kryeministër.

“Në 30 vite, politika la pas dore arsimin”, pedagogia letër të hapur Ramës: Përdorët gjuhën e shantazhit! Vetingun fillojeni me mua!’- shkruhet në letër.

Etiketa: Mimoza Manxhari

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Vdekja e Lear Kurtit, Salianji nga foltorja e Kuvendit: Ky rast na kthen pas te Klodian Rasha

Vdekja e Lear Kurtit, Salianji nga foltorja e Kuvendit: Ky rast na kthen pas te Klodian Rasha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com