Pedagogët e Universiteteteve në të gjithë Shqipërinë nuk kanë marrë rrogat dhe nuk do t’i marrin deri sa Qeveria të nxjerrë një VKM.
Denoncimi është bërë nga pedagogia Dhurata Shehri, e cila thotë se si rrallë herë në 23 vite ndihet e turpëruar.
Shehri shkruan:
Sot, jam ndier e turpëruar si rrallë herë në punën që bëj prej 23 vitesh. Jo vetëm te Filologjiku, jo vetëm te Universiteti i Tiranës, por në të gjitha universitetet publike në Shqipëri, pedagogët nuk kanë marrë rrogat dhe as që do t’i marrin deri sa:
1. Qeveria të nxjerrë një VKM, a thua kjo është një sakrificë që po bën;
2. Ministria e Arsimit dhe e Financave të nënshkruajnë një marrëveshje, a thua grinden si e si më mirë t’i administrojnë paratë e taksave tona;
3. Administarorët dhe bordet e administrimit universiteteve të kthjellohen se ku punojnë e për çfarë paguhen;
DHE KRYESORJA
4. Pedagogët të kuptojnë se kërcënimi me rrogën dhe humbja e dinjitetit mund t’i bëjë të turpërohen një ditë.
Kokëulur e heshtur po pranojmë një poshtërim që ndoshta e MERITOJMË, nëse nuk reagojmë shpejt e fuqishëm.
U ndje njesoj e turperuar kur administrata e rektorati te UT nuk u pagua 3 muaj te plote gjate 2017, apo nuk e rrojti fare zonja bashke me gjithe senatoret e tjere????