“Dhuna në Parlamentin e Maqedonisë,është këmbanë e fortë alarmi për destabilitetin në rajon dhe për ardhmërinë e shqiptarëve”
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, ka reaguar lidhur me zhvillimet e dhunshme në Maqedoni, pasi u zgjodh kryetar I Kuvendit shqiptari, Talat Xhaferri. Përmes një deklarate për mediat, PDIU i bën thirrje politikës shqiptare që të ulet menjëherë për të zgjidhur krizën, pasi kriza shqiptare po reflektohet tek shqiptarët në Maqedoni e kudo. Ose të zgjidhim krizë, ose të mbetemi në histori si tradhëtarët e kombit, theksohet në deklaratë.
Deklarata
Ngjarjet në Maqedoni, ku zgjedhja e Talat Xhaferrit kryetar i Kuvendit, pasuan nga pushtimi dhe dhuna në Parlament, janë një këmbanë e fortë alarmi për destabilitetin në rajon dhe për ardhmërinë e shqiptarëve. Mazhoranca dhe opozita në Shqipëri janë para alternativës historike të atdhetarisë ose tradhëtisë kombëtare. Gjendja politike në Shqipëri po rrezikon shqiptarët kudo që janë. PDIU i bën thirrje klasës politike shqiptare të lerë feudet e egoizmat e t’i japë zgjidhje krizës nesër, pa vonesa, për të mos ngelur në histori si tradhëtarët e këtij kombi.