PDIU: Autoritetet shqiptare të ndalin propagandën shoviniste greke ndaj shqiptarëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PDIU: Autoritetet shqiptare të ndalin propagandën shoviniste greke ndaj shqiptarëve

17:12 | 19/11/2016
në Shqiperi
0

Reagimi vjen pas dënimit të dy shoferëve shqiptarë, të cilët po transportonin Abetare për fëmijët shqiptarë në Greqi

PDIU e ka cilësuar si një veprim absurd, burracak dhe të padrejtë, dënimin e dy shoferëve shqiptarë që kishin një ngarkesë me Abetare për fëmijët e komunitetit shqiptar në Greqi. Përmes një deklarate për mediat, PDIU thekson se kjo është një përpjekje e drejtuesve të cirkut grek të pafuqishëm për të ndalur përparimin e çështjes çame. Në deklaratë theksohet se ky akt absurd zemërimi ndaj Abetareve shqip në mes të Europës, do të turpërojë autorët e tij, kur ai të mësohet anembanë mediave, kancelarive dhe opinionit publik europian.

PDIU i kërkon autoriteteve shqiptare që të veprojnë me qetësi lidhur me këtë çështje por të kërkojnë reciprocitet në marrëdhëniet me Greqinë.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Deklarata

Mediat greke njoftuan për dënimin absurd, burracak, të padrejtë të dy shoferëve shqiptarë që kishin një ngarkesë me Abetare për fëmijët e komunitetit shqiptar në Greqi.

Ky akt burracak ngjan si përpjekje e drejtuesve të cirkut politik në Greqi, që të pafuqishëm për të ndaluar përparimin e çështjes çame, po i hedhin turmave të paditura dy gladiatorë imagjinarë të armikut. Gladiatorët në fakt nuk janë gjë tjetër veçse dy shoferë që kryejnë detyrën normale apolitike të dikujt që është transportues malli dhe kaq.

Ky akt absurd zemërimi ndaj Abetareve shqip në mes të Europës, do të turpërojë autorët e tij, kur ai të mësohet anembanë mediave, kancelarive dhe opinionit publik europian. Abetaret, ushqim mendjeje për 6 vjeçarët nuk përbëjnë rrezik për integritetin territorial të Greqisë, edhe kur në to mësohet se shqiptarët kanë jetuar dikur në territore që sot janë të saj.

Shfaqje të tilla kanë qenë të denja për shekullin e 19 dhe të 20-të, kur shteti fqinjë, kisha e tij, kanë luftuar me zjarr dhe hekur ndaj kulturës shqipe, ndaj gjuhës shqipe, por sot duken të egra dhe jashtë kohe.

PDIU i kërkon autoriteteve shqiptare të veprojnë me qetësi, por me reciprocitet ndaj këtyre veprimeve, duke ndaluar çdo propagandë shoviniste në çdo formë që vjen prej një vendi fqinj.

Etiketa: denimi i dy shofereve shqiptare ne Greqidenohen dy shoferet qe transportonin abetare ne GreqiPDIUPDIU denon politiken shovinuiste greke

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Sarandë/ Kokëdhima nis lëvizjen për reformimin e PS-së

Sarandë/ Kokëdhima nis lëvizjen për reformimin e PS-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet –

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet –

09:34 | 14/03/2026
Sjelltë gëzim në çdo familje shqiptare! –

Sjelltë gëzim në çdo familje shqiptare! –

09:24 | 14/03/2026
Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon –

Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon –

09:18 | 14/03/2026
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve –

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve –

09:02 | 14/03/2026
Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane –

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane –

08:46 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet –
  • Sjelltë gëzim në çdo familje shqiptare! –
  • Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon –
  • Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve –
  • Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane –
  • Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet –
  • Sjelltë gëzim në çdo familje shqiptare! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com