Ristani: Familja Nesturi ka fituar me gjyq pronën por kryeministri ia jep rumunëve
Partia Demokratike akuzoi kryeministrin rama se ka vendosur të shpronësojë me forcë e në kundërshtim me ligjin, dy ish të persekutuar në Sarandë, në moshën 80 vjeçare dhe vajzën e tyre. Është fjala për një familje në Sarandë e cila sipas sekretarit të përgjithshëm të PD-së Arben Ristani, ka fituar 400 seanca gjyqsore. Sipas Ristanit, kjo pronë i është njohur familjes Nesturi dhe i është dhënë në vitin 1992 me ligjin e kthimit të pronave. Ndërtesa ku banon familja Nesturi në Sarandë, pretendohet nga shteti rumun. Sipas PD-së, rama ia ka premtuar këtë pronë kryeministrit të burgosur rumun sipas marrëveshjeve të tyre korruptive.