PD: Qeveria dështoi me mësimin online, 18 milionë euro u zhdukën, ku shkuan 6000 tableta? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Qeveria dështoi me mësimin online, 18 milionë euro u zhdukën, ku shkuan 6000 tableta?

12:35 | 19/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputeti demokrat Endri Hasa nga selia e PD-së në një deklaratë për mediat akuzoi qeverinë se dëshoi me mësimin online. Sipas PD-së, 18 milionë euro në 7 vjet për dixhitalizimin janë zhdukur. Hasa thotë se 6000 tabletat e blera nga projektet janë zhdukur pa lënë gjurmë ose nuk punojnë.

“Në 7 vjet, qeveria e Edi Ramës ndërroi disa ministra arsimi, por ajo që mbeti ishte dështimi spektakolar me arsimin. Periudha e pandemisë nxori në pah se edhe shkollat e fëmijëve, si çdo gjë tjetër, janë parë nga kjo qeveri si një mundësi për të vjedhur.

Dixhitalizimi i shkollave është një nga dështimet më të mëdha të Edi Ramës.  18 milionë euro e shpenzuara për dixhitalizimin janë zhdukur, duke bërë që shkollat në Shqipëri të jenë krejt të papërgatitura për mësimin online.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Për fat të keq, pasojë direkte e këtij dështimi të madh të qeverisë, është rënia e cilësisë së arsimit dhe rritja e nivelit të analfabetëve funksionale mes fëmijëve dhe të rinjve.

Banka Botërore llogarit se analfabetët funksionale në Shqipëri  e kalojnë 60%, një gjendje e përkeqësuar, pasi mësim të vertetë online gjatë karantinës pothuajse nuk pati dhe as tani që zhvillohet në mënyrë të pjesshme.

Dixhitalizim ne shkolla nuk pati asnjëherë në keto 7 vjet dhe nuk pati as gjatë pandemisë.

Nxënësit nuk kanë as tableta, as platformë dixhitale që funksionon dhe as kurrikula te dixhitalizuara, sepse qeveria nuk ka punuar kurrë për këtë.

Në letra janë 18 milionë Euro për projekte dixhitalizimi dhe mësimi online, por në realitet nu eshte bere asgjë.

Së pari, nuk ka infrastrukturë funksionale të IT. Shumica e shkollave dhe universitetet publike, ende nuk kanë kabinete funksionale, me kompjuter apo laptop për nxënësit dhe studentët. 6000 Tabletat e blera nga projektet janë zhdukur pa lënë gjurmë ose nuk punojnë. Shumica shkollave nuk kanë as laboratorë as pajisje komunikimi.

Në kohën e pandemisë kur tabletat duheshin më shumë se kurrë, ato nuk u përdorën pasi i kane vjedhur dhe kanë dalë jashtë funksionit.

Së dyti, nuk ka platformë dixhitale, funksionale dhe të destinuar për eLearning. Platforma e sajuar akademi.al nga zgjidhje u shndërrua në një hall e problem për mësues, prindër e nxënës.

Së treti, qeveria nuk investoi gjatë pandemisë asnjë qindarkë për mësimin online, nuk mbështeti familjet për sigurimin e internetit falas, siç u bë në shumë vende. Edhe aq sa u bë, u bë për shkak të përkushtimit të mësuesve nga pajisjet e tyre personale.

Mungesa e internetit sot është problem në pothuajse çdo shkollë, sepse arsimimi i duhur i fëmijëve është gjëja e fundit që e shqetëson këtë qeveri.

Nëse Edi Rama do të kishte vullnet dhe vizion për të zhvilluar vendin, për të modernizuar shkollat, situata do të ishte krejt ndryshe.

18 milionë euro të nxjerra pa asnjë vizion për dixhitalizimin, por të zhdukura në xhepat e korruptiar të qeverisë, do të kishin stërmjaftuar për të siguruar tableta për nxënësit dhe për një Infrastrukturë modeste, që do të garantonte mësim të rregullt online.

Po të pajiseshin nxenesit ne nevoje me tablet dhe lidhje internet do mjaftonte vetem një 1 laptop me ëebcam dhe mësuesja shpjegon në klasë dhe nxënësit e ndjekin nga shtëpia.

Kjo nuk ndodh se qeveria nuk ka menduar asnjë ditë për Shqiptarët. Braktisja e arsimit duhet të marrë fund!  Fëmijët shqiptarë nuk e meritojnë të jenë analfabetë funksionalë për shkak të kësaj qeverie dhe kryeministri të dështuar! Mjaft më me paaftësi dhe abuzim!  Qytetarët duan ndryshimin” deklaroi ai.

Etiketa: deklaratIsh-deputeti Endri HasaMesimi onlinePD

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Bardhi publikon hartën e kryebashkiakëve me të kaluar kriminale: Rama përgjegjës kryesor

Dosja 184 u mbyll, PD letër prokurorisë: Na jepni kopjen e vendimit se do ta ankimojmë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com