PD letër kryeprokurorit Çela: Po pengoni dekriminalizimin, s’ka përgjigje për kryebashkiakët e inkriminuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD letër kryeprokurorit Çela: Po pengoni dekriminalizimin, s’ka përgjigje për kryebashkiakët e inkriminuar

11:58 | 06/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Partia Demokratike ka kërkuar informacion nga institucioni i akuzës në lidhje me verifikimin e dy kryebashkiakëve, që sipas PD janë me të kaluar kriminale.

Përmes një letre drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi ndërsa ka publikuar edhe tre kërkesat e PD: “Një vit më parë, PD i kërkoi prokurorisë të verifikojë të dhënat për të kaluarën kriminale të kryebashkiakëve të Vaut të Dejës dhe të Mallakastrës, përkatesisht Mark Babani dhe Qerim Ismailaj. Pas një viti, nga prokuroria nuk ka akoma asnjë përgjigje. Afati 3 mujor për përgjigjen është zgjatur me kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, i cili konsiderohet nga PD si përgjegjës për zvarritjen dhe pengimin e Ligjit të Dekriminalizimit”.

LETRA E PLOTË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE:

Read more

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Në përputhje me ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Partia Demokratike e Shqipërisë ka përcjellë kërkesë për verifikimin e figurës:

  • Më datë 10.10.2019 për shtetasin Mark Babani, kandidat për Kryetar i Bashkisë Vau i Dejës;
  • Më datë 08.01.2020 për shtetasin Qerim Ismailaj, kandidat për Kryetar i Bashkisë Mallakastër.

Në përputhje me ligjin nr. 138/2015, kërkesa, drejtuar Prokurorisë, është shoqëruar edhe me firmën e 500 qytetarëve.

Sipas vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë, verifikimi përmbyllet brenda një afati 3-mujor nga momenti i ardhjes së kërkesës për verifikim, me përjashtim të rasteve kur Prokurori i Përgjithshëm vendos zgjatjen e këtij afati, kur është e nevojshme që të pritet përgjigje ndaj kërkesave për verifikime të hollësishme pranë organeve të juridiksioneve të huaja, kur ka informacione dhe është e nevojshme që verifikimi të kryhet edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Edhe pse kemi kërkuar disa herë, zyrtarisht, informacion mbi ecurinë e procesit të verifikimit dhe, pavarësisht se është bërë rreth një vit nga paraqitja e kërkesës, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka refuzuar në vijimësi të bëjë transparencë dhe të përcjellë informacion zyrtar mbi fazën në të cilën ndodhet procesi i verifikimit dhe arsyet e vonesës së miratimit të rezultateve të verifikimit.

Për fat të keq, konstatojmë se me ardhjen tuaj në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, procesi i verifikimit të figurës së zyrtarëve publik është frenuar dhe ju jo vetëm keni deformuar/ndryshuar mënyrën e zbatimit të ligjit (siç ishte rasti i shtetasit Agron Malaj), por po pengoni tërësisht zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Ky është një zhgënjim i madh për qytetarët dhe secilin prej nesh, që priste korrektësi në përmbushjen e detyrës kushtetuese nga Prokurori i Përgjithshëm, i

Përsa më lart, nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe qytetarëve që kanë nënshkruar kërkesën për verifikim,

KËRKOJMË NGA  PROKURORIA E PËRGJITHSHME:

  1. Informacion të detajuar për të gjitha veprimet administrative që janë kryer deri në këtë moment për shqyrtimin e kërkesës për verifikimin e figurës së shtetasve Mark Babani dhe Qerim Ismailaj.
  2. Informacion mbi fazën në të cilën ndodhet procesi i verifikimit dhe arsyet e vonesës 1 vjeçare.
  3. Përmbylljen e procesit të verifikimit dhe një reagim institucional të shpejtë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me synim që të arrihet qëllimi kryesor që ka ligji i dekriminalizimit, të largojë personat me të kaluar kriminale, duke i penguar që të marrin vendime për qytetarët apo të ndikojnë në zgjedhje.

Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment BARDHI”.

Etiketa: Gazmend BardhiProkurori i Përgjithshëmsekretari i Përgjithshëm i PDtre kërkesat e PD

Të Lidhura

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

nga 27
09:48 | 05/06/2026
0

Një person është plagosur me thikë në Sarandë në rrethana të paqarta. Albert Çobani 51 vjeç, është sjellë i plagosur...

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

nga 27
09:22 | 05/06/2026
0

Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes së dheut...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
09:06 | 05/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

nga 27
08:46 | 05/06/2026
0

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, sipas të dhënave...

Para
Shënohen 271 raste me COVID-19 në Gjilan

Shënohen 271 raste me COVID-19 në Gjilan

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

09:48 | 05/06/2026
Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

09:22 | 05/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

09:06 | 05/06/2026
Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

08:46 | 05/06/2026
Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

08:34 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –
  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –
  • Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
  • Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –
  • Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –
  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com