PD kundër shtyrjes së ligjit për investimet, Tabaku: Oligarkët vjedhin pronat në breg – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD kundër shtyrjes së ligjit për investimet, Tabaku: Oligarkët vjedhin pronat në breg

11:06 | 21/12/2021
në Shqiperi
0

Partia Demokratike është kundër ligjit për investiet strategjike. Nwnkryetarja Jorida tabaku argumenton se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, ndër të tjera, evidentonte se problem i Ligjit të Investimeve Strategjike është se korrupton logjikën investuese dhe nuk është aspak miqësor me investitorët e huaj.

“Dobia e këtij Ligji mbetet vetëm ajo e vjedhjes dhe abuzimit me pronat e qytetarëve si dhe me ndërtimin e rezorteve turistikë në toka që u merret pronarëve për hiçgjë”, shprehet ajo mes te tjerash.

Reagimi i plote:

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Në vitin 2015 qeveria Rama 1 miratoi një nga ligjet më korruptive dhe që i hapi rrugë edhe ligjërisht krijimit të oligarkisë ekonomike në vend. Ligji Investimeve Strategjike u kundërshtua nga opozita dhe në emër të saj unë dërgova në kuvend një amendim të këtij ligji në lidhje me çështjen e pronësisë. Sipas ligjit, e drejta e pronësisë së tokës do të njollosej pasi investitorit strategjik i jepej një ndihmë e padrejtë në raport me pronarin e tokës. Duke cenuar një nga bazat e tregut të lirë dhe kapitalizmit, atë të kapitalit të tokës.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, ndër të tjera, evidentonte se problem i Ligjit të Investimeve Strategjike është se korrupton logjikën investuese dhe nuk është aspak miqësor me investitorët e huaj. Kështu neni (që u kundërshtua nga opozita) në lidhje me shpronësimin e tokës private të pronarit nga shteti për interesat e një privati tjetër, nuk është eficent dhe dobiprurës.

Deri më tani nuk kemi dëgjuar asnjë investitor të rëndësishëm të huaj që të jetë bërë përfitues nga ky Ligj i Investimeve Strategjike që i heq të drejtën e pronës pronarit.

Dobia e këtij Ligji mbetet vetëm ajo e vjedhjes dhe abuzimit me pronat e qytetarëve si dhe me ndërtimin e rezorteve turistikë në toka që u merret pronarëve për hiçgjë.

Këto nuk janë investime strategjike pasi e gjithë kjo është një maskim për atë që realisht po ndodh në këtë vend; vjedhje me ligje dhe procedura në kurriz të pronarëve dhe shqiptarëve.

Nën frymën e vjedhjes me ligje dhe parlament qeveria është angazhuar për të kurorëzuar disa skema abuzimi ndaj pronës private dhe asaj publike.

Të gjitha këto lëvizje bëhen ndërsa zyra e kadastrës në jug të vendit ka ndërruar drejtuesin e hipotekës më shumë se sa vite qeveri ka kjo mazhorancë.

Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik aty ku nuk respektohet prona edhe e drejta e pronës, kjo është ABC-ja e kapitalizmit dhe zhvillimit ekonomik.

Nuk mund të ketë një ekonomi në shërbim të qytetarëve kur oligarkia gllabëron tokat e shqiptarëve, tokat e pronarëve privatë dhe tokat e shtetit në kurriz të shumicës.

Nuk ka logjikë ekonomike shtyrja në kohë e këtij ligji që ka prodhuar më shumë beton, më pak zhvillim.

E vetmja logjikë në përputhje me shtyrjen në kohë të këtij ligji është ajo e oligarkisë politike.

Ta mbajmë shqiptarin e mesëm më të shtypur dhe shqiptarin e varfër më të varfër për të pasuruar ministrat, kryeministrin, sekretarët e ministrive dhe kryesekretarin e tyre në kryeministri dhe padyshim pjesën tjetër oligarkinë dhe krimin e orgnanizuar që është mes dy të parëve si veshka mes dhjamit.

Etiketa: Jorida Tabakuligji per investimet strategjikePD kunder

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Ukraina akuzon ish-presidentin Poroshenko për tradhti

Ukraina akuzon ish-presidentin Poroshenko për tradhti

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele –

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –

15:48 | 14/03/2026
Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

14:52 | 14/03/2026
Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

14:46 | 14/03/2026
Mos jepni të dhëna personale –

Mos jepni të dhëna personale –

14:42 | 14/03/2026
Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

14:22 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –
  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –
  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –
  • Mos jepni të dhëna personale –
  • Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –
  • Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –
  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com