Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso në një deklaratë për mediat është shprejhur se Edi Rama ka thyer çdo rekord në historinë e manipulimit të zgjedhjeve.
Pas shifrave të publikuara, Kaso tha se KQZ rriti me 8% pjesëmarrjen në votimet e paligjshme të 30 Qershorit për të fshehur refuzimin e shqiptarëve ndaj Edi Ramës.
“Çdo e dhënë për këtë proces farsë tregon se ky është një proces i manipuluar, i paligjshëm, antikushtetues”, tha ndër të tjera sekretari demokrat.
JA DEKLARATA E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET ZGJEDHORE, IVI KASO.
Edi Rama ka thyer çdo rekord në historinë e manipulimit të zgjedhjeve. Nevoja për të mbuluar refuzimin masiv të shqiptarëve, e ka çuar të manipulojë rëndë edhe votimet e veta me 1 kandidat.
Në krye të këtij operacioni kriminal qëndron Komisioni Qendror i Vjedhjeve.
Të dhënat e sotme janë mashtrim. Komisionerët socialistë, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të vjedhjeve kanë rritur pjesëmarrjen me 8 përqind, që do të thotë se kanë mbushur kutitë, duke shtuar rreth 280 mijë vota në të gjithë vendin. Ata nuk kanë ruajtur dot as shifrën zyrtare të dhënë nga vetë Komisioni natën e 30 Qershorit.
Pjesëmarrja reale ne votimet e paligjshme dhe antikushtetuese të 30 qershorit është 15 për qind. Mbushja e kutivepër t’I dhënë Edi Ramës oksigjen, nuk e ndryshon dot faktin se shqiptarët panë se gjatë gjithë ditës, veçanërisht pas mesditës, qendrat e votimit në të gjithë vendin. Ishin pothuajse bosh.
Komisioni Qendror i Vjedhjeve mashtroi gjatë gjithë ditës së dielë për numrin e pjesëmarrësve në votime.
Akoma sot, ky organ që nuk I shërben zgjedhjeve, por vjedhjes së EdiRmës, nuk ka dhënë llogari pse në deklaratën e së dielës për pjesëmarrjen në orën 11.00 shifra u dyfishua në 12 për qind, kur, në të vërtetë, sipas dokumentit që publikoi Partia Demokratike, shifra reale ishte vetëm 6 përqind.
Siç kemi denoncuar më herët, për të manipuluar rezulatin e 30 qershorit, Komisioni Qendror I Vjedhjeve zhduku transparencën në përmjet dy mekanizmave.
Më 30 Qershor të dhënat e pjesëmarrjes nuk u hodhën në sistemin onlinë të të dhënave për të mos lënë gjurmë.
Gjatë gjithë procesit të numërimit nuk u publikua asnjë tabelë me rezultatet.
Është e paprecedentë, që në fund të procesit të numërimit, edhe tani që flasim, Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk ka publikuar asnjë të dhënë për qendrat e votimit për asnjë bashki.
Shifrat e deklaruara sot i shërbejnë propagandës së Edi Ramës për të fshehur dështimin dhe braktisjen totale, për të fshehur katandisjen e Partisë Socialiste në një parti rrogëtarësh, kriminelësh dhe klientësh biznesi.
Çdo e dhënë për këtë proces farsë tregon se ky është një proces i manipuluar, i paligjshëm, antikushtetues.
Kamikazët e Edi Ramës në Komision Qendror të Vjedhjeve dhe kudo tjetër do të mbajnë përgjegjësi penale!