Partia Demokratike ka vendosur të braktisë të gjitha komisionet parlamentare, në shenjë proteste ndaj rikthimit të Armando Prengës në jetën përlamentare.
PD pritet të bojkotojë gjithashtu edhe seancën e së enjtes.
Më pas do të vendoset nëse do të bojkotohet Kuvendi sërish, apo do të merren masa të tjera.
Armando Prenga është rikthyer një ditë më parë në Komisionin e Sigurisë, pas lirimit nga burgu.
Ai akuzohet për plagosjen e disa personave.