Një vajzë 18-vjeçare ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Semanit, por Policia Kufitare e Rajonit të Vlorës ka mundur ta shpëtojë atë.
Pushuesit kanë parë vajzën teksa mbytej dhe kanë njoftuar menjëherë rojën bregdetare. Falë ndërhyrjes në kohë të policisë kufitare, 18-vjeçarja arriti të shpëtojë.
Më pas, vajza u dërgua në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.