• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pazari me Armando Lilon e “Arlis” dogji pasurinë e Edison Frakullës

17:26 | 20/01/2023
në Kryesore, Shqiperi
0

Lexo edhe

32 humbje jete nga aksidentet në punë gjatë vitit 2022

Reshjet e shiut mbushin Fierzën

Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë

Rreth 16 vjet më parë, e konkretisht në Qershor të vitit 2016, Edison Frakulla, në atë kohë drejtor i Tatimeve të Vlorës, u arrestua për “korrupsion pasiv”. Pasi i mori 3600 euro një biznesmeni frances me kompani në Shqipëri një shumë prej 3600 euro për ta lejuar të përfitonte nga rimbursimi i TVSH-së.

Frakulla u dënua me 16 muaj burgim. Pas vuajtjes së dënimit, qëndroi larg administratës dhe larg syve të opinionit publik, duke u marrë me biznes.

Shumë vite më pas, në dhjetor vitit, Edison Frakulla, vendosi të bëhej i dukshëm. Ai dhe bashkëshortja e tij lidhin kontratë me kompaninë “Arlis Ndërtim”, të cilën e porosisin që të ndërtojë për llogari të tyre tre apartamente, me një vlerë totale prej më shumë se 132 mijë euro.

Ky ishte momenti kur në zyrat e agjencive ligjzbatuese u ndez alarmi i kuq, për dyshime mbi pastrim parash. Në vitin 2019, Policia e Vlorës referoi në Prokurorinë e qytetit materialet për hetim pasuror ndaj Edison Frakullës dhe familjarëve të tij.

Në 2 Dhjetor të vitit 2022, gjykata e Vlorës pranoi kërkesën e prokurorit Arjan Xhaferraj për sekuestrimin e disa pasurive të paluajtshme, me vlerë totale mbi 100 mijë euro.

Diçitura: Vendimi i gjykatës për sekuestrimin e pasurive të Edison Frakulla

“Gijotina.com” ka siguruar vendimin e gjykatës së Vlorës për sekuestrimin e pasurive të Edison Frakullës, ku evidentohet se gjithçka ka nisur pas hartimit të kontratave me shoqërinë “Arlis Ndërtim”, në pronësi të Armand Lilos, një person i afërt me ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Vendimi i gjykatës

Edison Frakulla, me vendimin datë 8 nëntor 2006 të Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, është deklaruar fajtor për veprën penale të “Korruspionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe është dënuar me 16 muaj burgim dhe 1 milion lek gjobë.

Në datë 03 Dhjetor 2018, me anë të kontratës së sipërmarrjes, shoqëria “Arlis-Ndërtim” shpk, në cilësinë e Sipërmarrësit, ka marrë përsipër të ndërtojë me kërkesë të palës porositëse, shtetases Irena Frakulla, 3 pasuri të llojit apartament (2+1) sip.89m2, (1+1) sip.60m2, dhe (1+1) sip.60m2. Vlera totale e të cilave arrin 132,165 Euro. Në të njëjtën ditë, është lidhur kontrata e sipërmarrjes ndërmjet shoqërisë “Arlis-Ndërtim” shpk dhe Edison Frakulla për prenotim apartamenti, në vlerën 56,265 Euro.

Diçitura: Vendimi i gjykatës citon kontratat e sipërmarrjes mes familjes Frakulla dhe “Arlis-Ndërtim”

Pranë Bankës Amerikane të Investimeve ka rezultuar se:

– Edison Frakulla është klient i bankës prej datës 06.01.2009 dhe gjatë viteve ka pasur depozita në llogari të tij pranë bankës. Fondet janë deklaruar se kanë qenë nga ushtrimi i dy aktiviteteve të tij dhe nga kursimet familjare se bashku me bashkëshorten Irena Frakulla, e cila gjithashtu ka aktivitet biznesi

Në vitin 2015 shtetasit e sipërpërmendur kanë filluar të akumulojnë fonde edhe në llogari të përbashkëta me fëmijët e tyre minorenë, përkatësisht Juli Frakulla (bashkë mbajtës Edison Frakulla) dhe Rahela Frakulla (bashkë mbajtëse Irena Frakulla).

Më datë 4 Dhjetor 2018, Edison Frakulla ka depozituar cash edhe 12 655 EUR, të ndara në të dy llogaritë e mësipërme, për të cilat ka deklaruar se janë nga aktiviteti dhe se kërkon transferimin e fondeve (112 000 EUR) tek banka CREDINS shoqëria e ndërtimit “ARLIS-NDERTIM” SHPK,  pasi ka lidhur kontratat në dt 03.12.2018: dy kontrata sipërmarrje për blerjen e katër apartamenteve në Tiranë.

Nga verifikimet në Regjistrin online të Pasurive të Paluajtshme, shtetasja Juli Edison Frakulla, rezulton të ketë në pronësi apartament me sip.69.14m2, në Tiranë. Ky apartament është fituar me anë të kontratës së shitjes datë 06.01.2016. Shuma e paguar 75 000 (në kartelë nuk përcaktohet monedha). Data e lëshimit të Çertifikatës 22.01.2016.

Nga verifikimi në QKR dhe Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Vlorë bëhet me dije se;

Në lidhje me shtetasin “Edison Frakulla” rezultuan veprimtaritë ekonomike të mëposhtme:

– Administrator subjektit “C&C Service” shpk, objekti i veprimtarisë është “Agjenci doganore, është themeluar më 21.02.2018, nga shtetasi Edison Frakulla. Status: Aktiv. Viti 2018 qarkullim 3.478.100 Lek dhe fitim 1.221.015 Lek.

– Administrator subjektit “Neë Ledi” shpk Objekti i veprimtarisë: “Tregti import – eksport të produkteve të ndryshëm ushqimore e industriale, lëndë të parë për industrinë ushqimore, transport mallrash, hapje baresh e restorantesh, agjensi udhetimi dhe imobilare, investitor apo nënkontraktor në fushën e ndërtimit” është themeluar më 08.02.2012, nga ortakët Ledjan Rapaj dhe Edison Frakulla, me nga 50% të kuotave.

Lidhur me bilancet financiare të kësaj shoqërie të pasqyruar në QKR rezulton:

  1. Për vitin 2012 rezulton me fitim me vlerë 758.509 Lekë.
  2. Për vitin 2013 rezulton me fitim 342.711 Lekë.
  3. Për vitin 2014 rezulton me humbje neto prej -191.897 Lekë;
  4. Për vitin 2015 rezulton me humbje neto – 550.267 Lekë .
  5. Për vitin 2016 rezulton me humbje neto – 50.100 Lekë .
  6. Për vitin 2017 rezulton me fitim 83.700 Lekë .

– Person fizik Edison Frakulla, me veprimtari Aktivitete të shërbimit të pijeve, celur në datë 02.04.2004 dhe në datë 24.06.2005 ka kaluar pasiv. Për këtë subjekt nuk ka informacion mbi qarkullimin apo fitimin.

Nga kërkimi në lidhje me shtetasen “Irena Frakulla” rezulton:

– Veprimtaria ekonomike e Irena Frakulla PF (Person Fizik), me veprimtari Agjensi doganore shërbime kontabiliteti, subjekti është regjistruar më 27.07.2009. Statusi: Aktiv. Ky subjekt ka deklaruar në total ndër vite fitim në vlerën e 6.878.125 Lekë.

– Shtetasja Juli Frakulla rezulton e punësuar pranë subjektit “BENDIS HUSI”.

Nga verifikimi pranë Drejtorisë Rajonale Transportit Rrugor Vlorë, rezultojnë të rregjistruar këto automjete.

– Autoveturë markës Volvo S 80, viti prodhimit 2016, rregjistruar në emër të Edison Frakulla. Autoveturë markës Benz E 350 Cdi, viti prodhimit 2011, rregjistruar në emër të Edison Frakulla.

Nga verifikimi pranë OSHEE Vlorë, rezultojnë këto kontrata të lidhura dhe konkretisht;

– Edison Frakulla Lagjia 28 Nëntori. Vlorë;

– Kontratë lagjia “Uji Ftohtë” Vlorë;

– Kontratë lagjia 10 Korriku.”

Nga verifikimi pranë Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Edison Frakulla rezulton abonent me kontratë me adresë Uji Ftohtë-Rruga “Murat Tërbaci” Vlorë.

Diçitura: Gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive të Edison Frakulla

Në funksion të hetimeve të procedimit penal, është kryer ekspertimi kontabël lidhur me pasuritë e evidentuara të shtetasit Edison Frakulla dhe personave të lidhur me të. Si dhe të ardhurave të ligjshmë të evidentuara nga aktet e administruara gjatë hetimeve paraprake.

Sipas aktit të ekspertimit kontabël të kryer nga ana e ekspertit Eljodor Hodaj, ka rezultuar se:

– Diferenca midis të ardhurave dhe shpenzimeve, është në shumën prej -13,960,441 lekë. Shpenzime të pajustifikuara me të ardhurat e ligjshme të shtetasit Edison Frakulla dhe personave të lidhur me të.

Për këtë arsye, prokuroria kërkon sekuestrimin dhe gjykata e pranoi. Duke vendosur bllokimin e dy apartamenteve në Tiranë dhe një sipërfaqe trualli në Vlorë. Të regjistruara në emër të Edison Frakulla dhe familjarëve të tij.

Lexo edhe: Atentati ndaj Arjan Ndojit, reagon SPAK

Të Lidhura

32 humbje jete nga aksidentet në punë gjatë vitit 2022

32 humbje jete nga aksidentet në punë gjatë vitit 2022

nga 27
21:45 | 04/02/2023
0

Në Shqipëri çdo dy ditë një punëtor aksidentohet në vendin e punës. Sipas të dhënave, 184 persona janë aksidentuar në...

Reshjet e shiut mbushin Fierzën

Reshjet e shiut mbushin Fierzën

nga 27
21:37 | 04/02/2023
0

Reshjet e shiut kanë mbushur liqenin e Fierzës. Vetëm 4 metra kanë mbetur pa u mbushur nga baseni më i...

Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë

nga 27
21:09 | 04/02/2023
0

Zona malore në veri të Shqipërisë vazhdon të ketë ritme të ulëta zhvillimi krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Megjithëse...

Nisin reshjet e dëborës dhe në Bulqizë

Nisin reshjet e dëborës dhe në Bulqizë

nga 27
20:55 | 04/02/2023
0

Nisin reshjet e dëborës në Bulqizë. Dëbora, pasditen e sotme, është shoqëruar edhe me një erë të fortë. Policia lokale...

Para
“Koha po mbaron”, Kurti i vendosur: Kriminelët do arrestohen –

Zbardhet takimi i Kurtit me ndërkombëtarët, çfarë u diskutua

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Cili është sekreti i jetëgjatësisë së një martese? –

Cili është sekreti i jetëgjatësisë së një martese? –

21:11 | 05/02/2023
Bayern “poker” përballë Wolfsburg –

Bayern “poker” përballë Wolfsburg –

21:01 | 05/02/2023
Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

Ramën e kishte mik –

20:39 | 05/02/2023

Ukraina përgatet për një ofensivë ruse gjatë këtij muaji –

20:27 | 05/02/2023
Kush është Allison Guerriero, e dashura që fundosi McGonigal me një e-mail –

Kush është Allison Guerriero, e dashura që fundosi McGonigal me një e-mail –

20:11 | 05/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Cili është sekreti i jetëgjatësisë së një martese? –
  • Bayern “poker” përballë Wolfsburg –
  • Ramën e kishte mik –
  • Ukraina përgatet për një ofensivë ruse gjatë këtij muaji –
  • Kush është Allison Guerriero, e dashura që fundosi McGonigal me një e-mail –
  • Kane thyen rekord dhe mposht Cityn –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Cili është sekreti i jetëgjatësisë së një martese? –
  • Bayern “poker” përballë Wolfsburg –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com