“Pazari ishte i mirë”/ Dalin dëshmitë e punonjëseve të fermës së kanabisit në Berat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Pazari ishte i mirë”/ Dalin dëshmitë e punonjëseve të fermës së kanabisit në Berat

14:56 | 13/11/2022
në Shqiperi
0

“Më thanë është sezon ullinjsh. Hajde dhe do të paguajmë. I lashë në shtëpi fëmijët dhe burrin dhe pazari për të vjelur ullinj ishte shumë i mirë.”

Kështu e nis rrëfimin njëra nga 95 gratë e gjetura në fermën e kanabisit në fshatin Rërëz, Berat.

Gruaja e moshës 48 vjeçe cila jeton në një fshat të Tiranës, u lidh me “pronarët” e ullinjve të Beratit përmes fqinjëve të saj, që u ishte bërë e njëjta ofertë.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Dy prej tyre që ju gjetën sasi parash në trup me shumë përmbi 3 milionë lekë të vjetra, u prangosën, ndryshe nga punëtoret e hashashit të do të hetohen vetëm për mos kallëzim krimi.

 

Policia deklaron se D.M nga një fshat i Tiranës e moshës 43 vjeç dhe I.M, familjare me të parën, u prangosën për prodhim dhe shitje të narkotikëve, si të dyshuara se kanë patur informacion dhe se kanë patur po ashtu lidhje me kultivuesin kryesor.

 

Por policia tha hetimi është ende në dinamikë dhe ndonëse janë administruar deklaratat e secilit, do të vlerësohen në përputhje me provat materiale.

Secila prej tyre ka dhënë një dëshmi të detajuar duke treguar edhe punëdhënëset që i mashtruan.

Megjithëse policia dhe prokuroria e Beratit është e bindur se realisht secila nga gratë ndonëse u kthyen në shtëpi, kishin dijeni për punën që do të kryenin.

“Në serat e përshtatura me tela ku ishin varur për tu tharë vargje me kanabis, u gjetën dhjetëra copë gërshërë që përdoren për të qethur dhe pastruar nga gjethet bohçet e kanabis sativës. Kjo është një punë rraskapitëse dhe dyshojmë që gratë punonin me rotacion, duke qenë se kjo është një punë e rëndë dhe sfilistëse, shto edhe erën e fortë të hashashit e cila ndikon në dhimbjen e kokës” deklaron njëri nga oficerët e policisë kriminale, i cili kqyri vendngiarjen.

Operacioni i koduar Befasia u finalizua me 870 kilogramë lëndë narkotike, tre armë zjarri.

Droga po paketohej në 700 arka dhe një pjesë e saj gjendej në tetë thasë – përshkruan policia antidrogë në mbyllje të bastisjes së fabrikës me hashash të vendosur në sera që dikur përdoreshin për prodhime të fshatit.

Roje droge, trafikantë dhe kultivues

Policia pretendon se mes të arrestuarve 9 janë meshkuj dhe shumica nuk janë banorë në Berat, por janë nga veriu i vendit.

I dyshuari kryesor për autoritetet e rendit shtetasi, H.D ka të dhëna se mund ta ketë marrë ambientin me qira nga pronarët e truallit të cilët i përdornin serat për të kultivuar kryesisht perime.

S.B është i moshës 27 vjeç, nga ishull Lezhë dhe ndaj tij rëndon edhe akuza e prodhimit të armëve së bashku me atë të prodhim narkotikësh. Por policia nuk ka identifikuar ende se cilët prej tyre ishin rojet dhe cilët punonin në krasitje droge dhe për këtë arsye të gjithë burrave u janë ngarkuar dhe akuzat e armëmbajtjes pa leje si J.U nga Kopliku, B. Xh nga Nikla, E.M të cilit iu arrestua edhe e ëma, M.D i dyshuar si punëtor është nga Kruja dhe S.L nga Malësia e Madhe.

Ambienti sipas dosjes ishte ndarë në katër pjesë dhe i përkiste shtetasit H.D i cili ia dha me qira banorit të fshatit Drenovicë, bashkia Dimal.

Mes armatimit të bllokuar rezultojnë një automatik,135 fishekë, 2 pistoleta që mbaheshin për t’u ruajtur nga sulme të mundshme për të vjedhur prodhimin.

Aktualisht në kërkim vijon vetëm një shtetas i cili është i moshës 19 vjeç dhe ka inicialet S.C. Ai akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh./ GazetaSi

Etiketa: Beratpazarpunonjeseve

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
A do të këndojë në Kupën e Botës? Ja si përgjigjet Dua Lipa

A do të këndojë në Kupën e Botës? Ja si përgjigjet Dua Lipa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com