Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi ka uruar shqiptarët në këtë ditë të shënuar për Kosovës, ku përkon me 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj.
Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shqiptare ka kujtuar kontributin e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
“Urime ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë?????”, shkruan në mesazhin e tij Rama.