“Pavarësia e Kosovës, fakt!”, reagon ambasada e SHBA në Prishtinë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Pavarësia e Kosovës, fakt!”, reagon ambasada e SHBA në Prishtinë –

13:54 | 05/01/2023
në Uncategorized
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka deklaruar se qëllimi i këtij vendi është që të mbështesë Kosovën që të bëhet pjesë e strukturave evropiane dhe euroatlantike. Sipas institucionit diplomatik, pavarësia e Kosovës është një fakt që nuk mund të tjetërsohet.

Ky reagim në Twitter vjen pas një lajmi se llogaria e Ambasadës amerikane në këtë rrjet social kishte “pëlqyer” një postim të një media serbe që fliste për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës, të pretenduara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

“Llogaria zyrtare në Twitter e Ambasadës amerikane nuk e ka ‘pëlqyer’ qëllimshëm asnjë postim në Tëitter në 24 orët e fundit. Siç e kemi thënë edhe më herët, kur ne duam të artikulojmë një qëndrim, ne e bëjmë përmes kanaleve zyrtare, deklaratave, e jo përmes ‘pëlqimeve’ në rrjetet sociale”, thuhet në sqarim.

Ambasada shtoi se kundërshton në mënyrë kategorike “çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një konference për media më 4 janar, deklaroi se është duke pritur nga shteti i dhjetë, që sipas tij, të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai nuk specifikoi se për cilin shtet bëhet fjalë.

Vuçiq pretendoi se nëntë shtete veçse kanë tërhequr njohjen e Kosovës: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guniea, Antigua dhe Barbuda, Shën Lucia dhe Maldivet.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës janë 106 shtete që deri më tani e kanë njohur pavarësinë, që autoritetet e Kosovës shpallën më 2008.

Serbia edhe në të kaluarën ka pretenduar se shtete të ndryshme kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Ndërkaq, në bazë të marrëveshjes që palët arritën në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020, Serbia ishte pajtuar që për një vit të ndalonte përpjekjet për të lobuar kundër pavarësisë së Kosovës, ndërkaq Kosova ishte pajtuar që brenda kësaj periudhe të mos aplikonte për anëtarësim në ndonjë mekanizëm apo institucion ndërkombëtar.

Edhe pas skadimit të këtij moratoriumi, Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje palëve që të vazhdojë respektimin e tij.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, që e mbështet edhe SHBA-ja. Dialogu thuhet se ka për qëllim që të përmbyllet me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Por, palët kanë qëndrime të kundërta sa i përket përfundimit të procesit që ka nisur më 2011. Përderisa Kosova kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi – pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Alarm i kuq për zgjedhjet –

Alarm i kuq për zgjedhjet -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Goditje e forte per Berishen, humb zyrtaren e larte demokrate! Kush është zyrtarja që “braktisi” PD për PS –

20:30 | 07/03/2026
Teherani i gatshëm për përshkallëzim –

Teherani i gatshëm për përshkallëzim –

20:22 | 07/03/2026
Dëmtohet lojtari i madh i kombëtares, shtohen hallet për Sylvinhon para Polonisë, ja për kë bëhet fjalë –

20:20 | 07/03/2026
Ja çfarë duhet të bëjë opozita, kurse Berisha… –

20:18 | 07/03/2026
Zgjidhet kreu i ri i PD-së së Durrësit! Kush është Kryekomisari që do drejtojë demokratët lokalë –

20:12 | 07/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Goditje e forte per Berishen, humb zyrtaren e larte demokrate! Kush është zyrtarja që “braktisi” PD për PS –
  • Teherani i gatshëm për përshkallëzim –
  • Dëmtohet lojtari i madh i kombëtares, shtohen hallet për Sylvinhon para Polonisë, ja për kë bëhet fjalë –
  • Ja çfarë duhet të bëjë opozita, kurse Berisha… –
  • Zgjidhet kreu i ri i PD-së së Durrësit! Kush është Kryekomisari që do drejtojë demokratët lokalë –
  • Lufta në Lindjen e Mesme – Gati sulmi i madh! SHBA-të dërgojnë bombardues hipersonikë “B-1” në… (VIDEO)

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Goditje e forte per Berishen, humb zyrtaren e larte demokrate! Kush është zyrtarja që “braktisi” PD për PS –
  • Teherani i gatshëm për përshkallëzim –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com